Dakordësia e PD-PS për Zgjedhoren, Braçe e Çyrbja: Jemi për listat të hapura! Alibeaj: Deputetët të mos lëpijnë atë që s’thuhet! Açka: Kandidoj e pavarur

Deputetët e Kuvendit kanë dhënë ditën e sotme prononcime përpara nisjes së seancës, lidhur me vendimin e marrë ditën e djeshme mbi listën pjesërisht të hapur (2/3) për zgjedhjet e 2025. Edhe nga mazhoranca kanë shprehur kundërshtime lidhur me vendimin e marrë.

Deputeti Xhemal Qefalia tha se ishte i shqetësuar për këtë mënyrë dhe se personalisht do të preferonte që zgjedhjet të kryheshin me përballje mes palëve.

Më tej deputeti i PS-së në Qarkun e Durrësit Jyrgis Çyrbja është shprehur se ka qenë kundra dhe ka dashur të jetë lista e hapur. Qyrbja ka sulmuar indierekt anëtarët e grupi të dialogut, duke thënë se do propozoj që ata të hyjnë në pjesën e listës së hapur.

Deputeti i PS-së Erjon Braçe,  tha se duhet të ishte mazhoritar, ku sipas tij shmanget çdo marifet lidhur me mënyrën se si do të përkthehet në terren.

Deliu: Marrëveshja ka nëse do të pyesësh çdo deputetë mund të ketë qëndrimet e veta. Po mendoj që përderisa dy grupet kanë ra dakord dhe ne duhet të bihem dakord. Ngelet për tu parë sesi do funksionojë. Ne duhet të shikojmë si duhet të funksionojë. Se në 2021 e pamë që votuam para dhe më pas e kuptuam. Ndërkohë që ka deputet që duhet të promovohen dhe të tregojnë që e meritojnë dhe që të jenë në listë të hapur.

Gazetarët: Listë të hapur apo listë të mbyllur ?!

Qefalia: Për mua do ishte se unë isha i shqetësuar, se personalisht do të ishte më mirë sistem mazhoritar dhe të ballafaqohej secili individ me individin që ka përballë. Megjithatë është vendosur me vendim unanim që do të jetë ky sistem I mbështetur në Kushtetutë.

Gazetarët: Jeni i kënaqur ju personalisht ?

Qefalia: Personalisht do të ishte shumë më interesante që gara të zhvillohej drejtpërdrejt por vendimi është I tillë.

Gazetarët: Ju personalisht do doni të jeni te lista e fiksuar apo e hapur?

Qyrbja: Ju e dëgjuat dje në Komision, nuk jam për pjesën e listave të mbyllura dhe jam për listat e hapura dhe ishte një sfidë në komision për të gjithë ato persona që kanë qenë te tryeza e Reformës Zgjedhore dhe do propozoj dhe sot që këta që kanë qenë në Komision të jenë tek pjesa e listave të hapura atëherë jam shumë dakord me këtë sistem.

Hasalla: Personalisht jam për garë të hapur.

Braçe: Jam për mazhoritar drejtpërdrejt në një zonë elektorale.

Gazetarët: Do ta votoni marrëveshjen?

Braçe: Është çështje vullneti politik dhe normalisht nëse je brenda një partie do bindesh. Nëse do më pyesësh mua personalisht jam për mazhoritar të pastër. Nga mozhoritari jam bërë. Të gjithë këta me mbiemra e çuditshëm nga Braçe tek Llapa duhet të mësohen që të kandidojnë drejtpërdrejt me njerëzit. Po se mësuan që të vegjël këtë.

Pëllumbi: Kjo është një pyetje që do të duhet t’I përgjigjemi gjatë. Unë e kam thënë, nuk kemi një Kod Zgjedhor perfekt. Në asnjë nga rastet në cilën anë që ta shikosh ka anë të mira ka anë negative dhe ajo që është e rëndësishme sot është që ne i dhamë një zgjidhje një situate të krijuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Në të gjitha rastet partia është subjekti i cili është midis elektoratit dhe pushtetit. Në asnjë rast në demokraci nuk kemi asnjë rast që njerëzit të propozohen në mënyrë të caktuar. Pra, keni parasysh që Partia Socialiste ka një numër të madh anëtarësh në krye por një numër i vogël propozohet për deputetë dhe sigurisht që partia e bën këtë propozim.

Gazetarët: Ju ku doni të jeni?

Pëllumbi: E rëndësishme është që të jesh njëherë, pastaj ta shikojmë.

Nga ana tjetër Enkelejd Alibeaj me Flutura Açkën kanë thënë se ky është një kod “lëpirës” dhe se kanë thënë se nëse hapet të plota do të dilnin deputetë të pavarur. 

Alibeaj: Kjo nuk ka bëjë me listat e fiksuara apo jo, por ka të bëjë me listat e shqiptarëve, kush është tek të fiksuarit e kryetarëve unë e thashë dje. Mirë është që deputetët të mos lëpinë atë që s’thuhet atë të kryetarëve. Ky është nderi që do duhet t’i bëjmë shqiptarëve në fakt. Sot do t’i shihni lëpirjet ose siç e tha dhe Flutura kjo është rënia e maskave.

Açka: Kanë kaq kohë që i thonë shqiptarëve, hapni listat, hapni listat ndërkohë vjen momenti fundit i mbyllin listat. Do ta kandidoj e pavarur.

Ditën e djeshme grupi i dialogut dhe Komisioni i Ligjeve miratuan marrëveshjen për ligjin e ri zgjedhor para se te merrnin pushimet. Listat nuk u hapën plotësisht sërish, ndërsa lajm i mirë ishte për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Në zgjedhjet parlamentare të 2025 për herë të parë do të votojnë të gjithë emigrantët pa përjashtim, mjafton që të kenë një adresë të saktë, me kushtin që të regjistrohen tre muaj para datës së votimit, përndryshe nuk e gëzojnë dot këtë të drejtë. I gjithë procesi  i regjistrimit, votimit dhe numërimit të votave të tyre, do të udhëhiqet nga Komisioni Qendror i  Zgjedhjeve. Demokratët e kishin merakun te posta që do sjellë zarfet me vota.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës e mbyllur, Kristaq Kume në Report Tv: Pazar që drejtuesit e partive të mos humbasin fuqinë

1/3 e listës e mbyllur, Kristaq Kume në Report Tv: Pazar që drejtuesit e partive të mos humbasin fuqinë