Datat e mëdha të Luftës së Dytë Botërore

/ATSH-AFP/ - Më poshtë vijojnë datat kyçe të Luftës së Dytë Botërore, që përfundoi 70 vjet më parë, me kapitullimin e Gjermanisë naziste.
Konflikti, sipas historianëve, shkaktoi 40-60 milionë viktima, gjysma e të cilave civilë.
- 1 shtator 1939 - GJERMANIA FILLON PUSHTIMIN E POLONISË. Më 3 shtator Franca dhe Britania e Madhe i shpallin luftë Gjermanisë.
- 10 maj 1940 - BETEJA E FRANCËS. Pasi kishte pushtuar Danimarkën dhe Norvegjinë, Hitleri fillon ofensivën kundër Belgjikës, Holandës, Luksemburgut dhe Francës. Italia i shpall luftë Francës më 10 qershor. Wehrmachti hyn në Paris më 14 qershor.
- 17 qershor 1940 - FRANCA KËRKON ARMËPUSHIM. Mareshali Philippe Pétain kërkon pushimin e luftimeve. Më 18 qershor, gjenerali de Gaulle bën thirrje për rezistencë. Armëpushimi nënshkruhet më 22 qershor. Gjysma e veriut të Francës është e pushtuar.
- Korrik 1940-maj 1941 - BETEJA E ANGLISË. Ofensivë e Luftwaffes.
- 22 qershor 1941 - OPERACIONI BARBAROSA. Gjermania hap frontin e lindjes dhe sulmon BRSS-në. Pas shumë sukseseve, Wehrmachti ndalon në portat e Moskës si pasojë e kundërofensivës sovjetike. Rrethimi i Leningradit vazhdon 900 ditë.
- 7 dhjetor 1941 - PEARL HARBOUR. Në Hawai, forcat ajrore japoneze sulmojnë papritur bazën kryesore amerikane në Paqësor. SHBA hyn në luftë dhe konflikti konsiderohet botëror.
- 20 janar 1942 - SHFAROSJA E HEBRENJVE. Konferenca e Wannsee vendos "zgjidhjen finale" për eliminimin sistematik të hebrenjve. Gjashtë milionë hebrenj dhe pesë milionë të deportuar politikë gjejnë vdekjen në kampet e përqëndrimit.
- 2 shkurt 1943 - BETEJA E STALINGRADIT, pikë kthese e luftës. Mbi 100 000 trupa naziste kapen rob dhe burgosen.
- 6 qershor 1944 - OPERACIONI OVERLORD. Hapja e forntit të perëndimit. Më shumë se 156 000 ushtarë amerikanë, britanikë dhe kanadezë kalojnë La Mnashin dhe zbarkojnë në plazhet e Normandisë.
- 8 maj 1945 - RËNIA E RAJHUT III. Gjermania naziste kapitullon pak ditë pas vetëvrasjes së Hitlerit dhe marrjes së Berlinit nga Ushtria e Kuqe.
- 2 shtator 1945 - KAPITULLIMI I JAPONISË. Më pak se një muaj pas bombardimeve atomike të Hiroshimës dhe Nagasakit, Japonia kapitullon duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

Rusët bombardojnë pallatin e banimit në Zaporizhia të Ukrainës, vdes një person dhe plagosen 25 të tjerë