De Rossi i sinqertë: Bologna nuk vodhi asgjë, e meritoi fitoren

De Rossi i sinqertë: Bologna nuk vodhi asgjë, e meritoi fitoren

Daniele De Rossi


Trajneri i Romës, Daniele De Rossi tha pas humbjes së të tijve 1-3 nga Bologna se miqtë e merituan suksesin pasi luajtën më mirë, duke mos vjedhur asgjë.

“Ndoshta ne ishim më pak në formë se herët e tjera, por Bologna luan mirë, ata lëvizin shumë dhe të bëjnë të dukesh më pak brilant. Urime për ta, që nuk vodhën asgjë. Ndeshja ishte e ekuilibruar, në pjesën e parë ishim më të rrezikshëm, por nuk arritëm të dilnim nga gjendja ku ishim.

Kishte pak nervozizëm, nuk mund të lejojmë që një karton i verdhë të na nervozojë sepse nuk e vendos kartoni ndeshjen. Pavarësisht se nuk ia dolëm të merrnim një rezultat të mirë, djemtë performuan deri në fund", tha De Rossi.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Bologna leksion Romës, e mund 1-3 në 'Olimpico' dhe tremb Juventusin! Motta: Krenar për këtë ekip


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Borrell: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re serbe

Borrell: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re serbe