Debatet e PS në Shkodër, reagon PD: PPP-ja korruptive Rama-Doshi-Rakipi po ndajnë plaçkën e masakrës zgjedhore

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj

Partia Demokratike ka reaguar pas debateve të zhvilluara mes socialistëve në Shkodër, ku disa prej tyre thonë se 50% e drejtorëve po emërohen nga Tom Doshi. Në një shënim në mediat social, Enkelejd Alibeaj thotë se PPP-ja, korruptive Rama-Doshi-Rakipi po ndan plaçkën e masakrës zgjedhore dhe se këto debate janë prova e qartë si funksionon në kurriz të familjeve shqiptare. PD thekson se ç’kapja e shtetit nga krimi dhe korrupsioni janë e vetmja mënyrë për t’u dhënë fëmijëve tanë një të ardhme më të mirë.

'Për Partinë Demokratike, ndarja e politikës nga krimi është një prioritet kombëtar. Prej kohësh, me fakte dhe prova, kemi paralajmëruar se si modeli i ndërtuar nga Edi Rama po përhapet si një tumor në indet e partisë që ai sundon dhe metastazat shtrihen në gjithë aparatin shtetëror.

Debatet e publikuara në media nga mbledhja e PS-së së Shkodrës, konfirmojnë se pushteti i rrëmbyer me masakrën zgjedhore në bashkëpunim me krimin, nuk i përket qytetarëve, as socialistëve, por ortakëve të Edi Ramës që blenë vota, shantazhuan, dhunuan, dhe në këmbim marrin kontrollin mbi ato institucione që i shërbejnë më mirë interesave të tyre kriminale.

Këto rrëfime janë prova më e qartë se si partneriteti i pakicës plaçkitëse Rama, Doshi, Rakipi, funksionin si një PPP korruptive dhe kriminale, në kurriz të familjeve shqiptare. Pak ditë më parë ata bashkuan mandatet e vjedhura për të konfirmuar ortakërinë e tyre parlamentare, jo për të zgjidhur çështjen e papunësisë, gjendjen e rëndë ekonomike apo korrupsionin që cënon të ardhmen e Shqipërisë, por për të nginjur babëzinë e tyre në dëm të qytetarëve.

Përballja me këtë model është detyrë imperative për Partinë Demokratike dhe për shoqërinë shqiptare, sepse ç’kapja e shtetit nga krimi dhe korrupsioni janë e vetmja mënyrë për t’u dhënë fëmijëve tanë një të ardhme më të mirë.'- thotë Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Debate në mbledhjen e socialistëve në Shkodër: 50% e drejtorëve dhe të administratës janë njerëzit e Tom Doshit


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me rekomandimin e Komitetit të Imunizimit për dozë të tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët?



×

Lajmi i fundit

John

Kjo e enjte duket se do të jetë një ditë sprove për ndjenjat, horoskopi për sot