Debati për dënimin e Salianjit në FRONTLINE/ Dhuli: Deputetët e PD jam i bindur se do hyjnë në grevë urie!

Në panelin e mbrëmjes së sotme në emisionin “Frontline” në Report TV, nga Marsela Karapanço, u debatua në lidhje me dënimin që dha Gjykata e Apelit Tiranë ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji, duke lënë në fuqi 1 vit burgim të shkallës së parë për kallëzim të rremë, në dosjen “Babale”.

Tema e debatit ishte: për kë u sakrifikua Ervin Salianji?

Deklarata më e fortë u bë nga përfaqësuesi i opozitës, Skerdjan Dhuli, i cili teksa theksoi se “e priste dënimin, e priste edhe Ervini dhe vetë PD”. Ai e quajti të padrejtë dënimin dhe se nuk kishte akuzë kallëzim të rremë.

“Deputetët e Partisë Demokratike duhet dhe jam i bindur se do të hyjnë në grevë urie. Kam bërë kontaktet e mia dhe është vendimi më i drejtë, opsioni më i mirë. Ata që s’do hyjnë në grevë, nesër mund të jenë në vend të Ervin Salianjit. Duhet sepse është dënuar kolegu tyre për denoncim opozitar”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

1727379360_flogertmuca.jpg

Gazetari Flogert Muça, sot në studion e 'Frontline'

Nuk munguan ironitë dhe ngacmimet në studion e emisionit “Frontline”, mbrëmjen e sotme në Report TV, ku po debatohej për dënimin me 1 vit burgim që la në fuqi Apeli i Tiranës sot (26 Shtator), për veprën “kallëzim i rremë” për dosjen “Babale”.

Lajmi i mbarimit të mbledhjes së Kryesisë së PD-së, për caktimin e protestës kombëtare më 6 Tetor, por edhe propozimi i Flamur Nokës për bllokimin e porteve dhe aeroporteve, solli reagime në panel.

Gazetari Poli Hoxha ironizoi duke kujtuar një deklaratë të deputetit Gazment bardhi dikur kur ishin të ndarë dhe akuzonte Nokën si lidhje e biznesmenit Kastrati.

Hoxha kujtoi se “si do vepronin tani kur aeroportet dhe portet i ka Kastrati”.

Përfaqësuesi i PD, Skerdjan Dhuli u përgjigj:

“Do shkojmë ne që jemi të pakapur! Deputetët e opozitës duhet të bëjnë grevë në Parlament, ata që nuk shkojnë, do ndjekin Salianjin në qeli. Radikalizimi nis nga greva e urisë që ndërkombëtarët ta kuptojnë. Rama na do të gjithëve në burg dhe në varr. Por sot ai bëri gropën e vetes, e ka kaluar vijën e kuqe”.

Kurse gazetari Flogert Muça e çoi më tej duke thënë:

“Shkoni dhe i vini zjarrin Gjykatës, vërini flakën Apelit!”.

Juristi i PD, Franc Nurja shkoi më tej duke dhënë detaje nga nisma e PD-së pas vendimit të Apelit. Ai kujtoi se përveç protestave jashtë Parlamentit, do të ketë edhe protestë brenda sallës, pra paralelisht. Ai u shpreh se opozita do organizohet në tubime dhe përballje me mazhorancën.

Ora 22:25
‘Frontline’ në Report TV/ Hoxha: Rama gaboi me Xhafën kur e bëri ministër! Muça: Salianji u përdor dy herë! Dhuli: Qirko e Vettingut, motra e Ballukut

 

Gazetari Poli Hoxha

Ndërsa analisti Genc Burimi mbrojti tezën se dënimi ndaj Ervin Salianjit ishte jo vetëm shumë i rëndë, por mund të kthehej në precedent të rrezikshëm në të ardhmen, sepse nuk ishte krim por kundravajtje, nuk ishin të të njëjtit mendim të ftuarit në emisionin “Frontline” në Report TV, gazetarët Flogert Muça dhe Poli Hoxha, që theksuan se deputeti është dënuar mbi veprën penale “kallëzim i rremë” dhe jo shpifje.

Hoxha ndërkohë kritikoi sjelljen e kryeministrit Edi Rama me ish-ministrin Fatmir Xhafa, duke kujtuar se veproi gabim kur e emëroi si ministër të Brendshëm, duke e ditur historinë e të vëllait të tij, Geronit, si i dënuar në Itali, histori e vitit 2002 dhe e rikthyer disa herë në media. Hoxha tha se edhe Xhafaj duhet të kishte kaluar në verifikim për ligjin e dekriminalizimit.

Gazetari Muça vuri në dukje se opozita duhet të gjente rrugë të tjera dhe të shihte nga të rinjtë. Ai shprehu mendimin se Ervin Salianji u përdor si “mish për top” nga opozita.

“Fillimisht u përdor nga Lulzim Basha për çështjen “Babale” dhe tani nga Sali Berisha. Ai është përdorur”, tha Muça.

Kurse Skerdjan Dhuli ngriti debatin për çështjen e gjyqtareve që dhanë vendimin, e konkretisht iu kthye episodit me anëtaren e Vettingut, Pamela Qirko, duke thënë se ajo është motra e zv/kryeministres Belinda Balluku.

“Pamela Qirko e Vettingut është motra e Belinda Ballukut ,zv/kryeministres. Fati i gjyqtares për Këshillin e Lartë Gjyqësor varet nga Edi Rama, sepse kontrollohet nga ai. Vendimi është politik dhe ka lidhje. Salianji do dalë dyfish më i fortë. Do bëjë gjysmën e dënimit e do dalë me kusht. Unë jam për grevë urie të deputetëve të PD-së dhe protesta të forta”, tha Dhuli.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 27/09/2024 10:46

    Shumë gabim po nuk hyn në grevë urie. Po kush do t'ia dijë futuni pse jeni vonuar. E per çfarë për qentë e shqupit që s'kanë lënë gjë pa i bërë Shqipërisë.

    Përgjigju
  • Jari N: 27/09/2024 07:24

    Ky Dhuli ndoshta hyn edhe ky në grevë urie me grupin e Mul Noka, se aty kap Sapunin !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025