SHBA: Drejtësia e re e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por e nevojshme, duhet të ecë përpara

SHBA: Drejtësia e re e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por e nevojshme, duhet të ecë përpara

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim

TIRANE-Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim e pranon se drejtësia e re në Shqipëri nuk është e përsosur, por pa shpjeguar nëse e ka fjalën për ligjet e miratuara apo zbatimin. Në një deklaratë në faqen zyrtare në Facebook pas debateve të fundit, akuzave dhe platformës së Presidentit Ilir Meta me 14 pika, numri një i diplomacisë amerikane në Tiranë shprehet se reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por sipas Kim është e nevojshme dhe duhet që të ecë përpara që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane. Për zbatimin e reformës, Yuri Kim thotë se e gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar.

"Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar. Në përgjigje të kësaj kërkese, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën. Prej atëherë, janë ngritur institucione kyçe dhe zbatimi vazhdon për t’i bërë ato funksionale. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme.

Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane. E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar.  Ne nuk duhet të humbasim përqëndrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi" deklaron ambasada.

Por si u rikthye debati për Reformën në Drejtësi? Pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta zbuloi një platformë me 14 pika, ku pjesa kryesore e tyre lidheshin me Reformën në Drejtësi, ku propozohet ngritja e një këshilli politik për të ndërhyrë me argumentin e kreut të shtetit se kjo po bëhet për shkak të vonesave në zbatim. Presidenti tha se në 23 mars gjatë një takimi, Kim i kishte kërkuar një mendim si mund të rikthehej normaliteti i funksionimit të institucioneve.

Disa ditë më pas, Meta tha se në datë 8 prill i dërgoi ambasadores së SHBA planin e tij me 14 pikë si e shikonte ai zgjidhjen e ngërçit. Me platformën, kreu i shtetit tha se ishte njohur edhe kryeministri Edi Rama dhe opozita. Rikthimi i debatit për ndërhyrjen te reforma në drejtësi ka sjellë reagime të shumta dhe të forta të ambasadores. I pari ishte në datë 21 maj, kur Presidenti mblodhi opozitën, teksa Kim aludonte se kishte një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri.

Një ditë më pas, ambasadorja përforcoi mesazhin për politikën duke i kërkuar që të lënë lojërat dhe pazaret. Por nuk u mjaftua me kaq, pasi publikoi një foto me anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të vettingut pas nisjes së hetimeve dhe pezullimit të Luan Dacit, ku shprehej se Reforma në drejtësi duhet të vazhdojmë pa marrë parasysh pengesat. Por deri tani mesazhet kanë qenë të koduara dhe Kim nuk ka folur konkretisht, kush po tenton ta vrasë Reformën në Drejtësi dhe kush po luan e po bën pazare?

Por kush ishte përgjigja e shumicës dhe opozitës? Kryeministri Edi Rama pranoi tryezën edhe mbi Drejtësinë e re, por me praninë e ndërkombëtarëve, teksa u shpreh se "Të gjithë të hapin letrat". Lulzim Basha u distancua nga parlamenti, por jo nga ndryshimet në reformën në drejtësi. "Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim. Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin për të devijuar dhe për të minuar reformën, për të kontrolluar politikisht dhe për të kapur sistemin e drejtësisë" tha Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi: 27/05/2020 09:26

    Po po mire e ke ti e nderuar por ai para teje thoshte ska hashash fare edhe cdo 2 dite vizitonte tahirin... pyetja eshte a do nxjerre ndonje mesazh tjeter presidenti me pazare politike dhe a keni ndonje koment mbi mesazhin qe nxori...a do mbaje pergjegjesi ndonje nga ata pazargjinjte e mesazhit te publikuar se reforma shitet per pavaresi nga pushteti...apo eshte presion qe mos e prishni pazarin kur e mbeshtesim ne... a harrova normal qe po luftoni per te miren e pergjithshme

    Përgjigju
  • Populli: 26/05/2020 23:20

    Zonja ambasadore beje reformen te persosur. Te kthehen te ghithe ato gjyqatr e prokuror qe kane mbaruar shkollen e magjistratures dhe i larguan se nuk i do partia ne pushtet. E gjitha u be me mbeshtjetjen e onmse

    Përgjigju
  • Poli: 26/05/2020 13:47

    Kjo zonja nuk eshte aspak korrekte. Per te qene korrekt, reformen nuk e kerkoi populli shqiptar sikunder ajo shprehet. Qe kjo te ishte e vertete, duhet qe populli te kishte shprehur vullnetin ne nje referendum. Dhe nuk ka patur nje referendum. Parlamenti nuk veproi ne pergjigje te kerkeses se popullit, por pasiqe teknokratet majtas dhe djathtas, derguan projektligjin e radhes idiot. Kaq, per te qene KORREKT.

    Përgjigju
    • Ik or K: 26/05/2020 15:06

      Ik or KKK

    • Cadra: 26/05/2020 14:59

      Duket se vec Ti me familjaret e VIP-ve , qenkesh kunder ndaj Llall- Kos Gjin- Pekmez-ve! Degjo or “iftiacic” i “gomarit” tend, kalo ne kahun e shumices, se edhe pse demtohet Shefi Yt, Ty prap do te bie me mire, femijeve , nipave ..., or rrote ... ri

    • Boli: 26/05/2020 14:28

      Je shume korrekt Boli... Mgjths popullin nuk e pyet njeri pervecse per ta vjedhur... Mos kemi here gje referendum që te na vjedhim maskarenjte që drejtojne prej vitesh që na vjedhim keshtu?!

  • Illyria: 26/05/2020 13:15

    Zoti ju bekofte o Amerike

    Përgjigju
  • Long live U.S.A !!!: 26/05/2020 12:44

    Mirenjohje e perjetshme per rrolin tuaj ne mbeshtetjen tuaj te vazhdueshme dhe historike ndaj shqiptareve.. Jane njerezit me per neperkembur, me te dhunuar, me te poshteruar , me te vjedhur ne menyren me makabre nga te gjitha pushtetet e shume viteve... Populli Shqiptar ju eshte dhe do t'ju jete edhe me shume mirenjohes per per[jekjen tuaj per ti kthyer lirine, drejtesine , dinitetin nepermjet punes dhe ndershmerise... Kjo eshte demokracia e vertete te cilen ne nuk e krijuam ne kaq vite... nje nga arsyet pse nuk u be kjo eshte edhe rreziku i rreshkitjes ne destabilitet social qe maskarenjte e politikes dhe armiqte e popullit shqiptar gjithmone e kane bere kur i jane rrezikuar placka e vjedhur, postet dhe pasurite e tyre... Njerezit nuk dua me te bine viktime e luftes, konfliktit social qe i sherben vetem te korruptuarve dhe maskarenjve... por ju jep ju , USA dhe Be, qe ti ktheni popullit shqiptar dinjitetin dhe identitetin nepermjet reformes ne drejtesi dhe ndeshkimit te politikes se korruptuar dhe hajdute te gjithe ketyre viteve post-diktature, si nje popull qe i takon Europes dhe kultures se saj

    Përgjigju
  • Jorgo: 26/05/2020 12:37

    Po proporcional me lista te hapura me korrektim. Sistemi danez

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen