Rama pranon tryezën edhe mbi 'Drejtësinë', por me praninë e ndërkombëtarëve: Të gjithë të hapin letrat!

Rama pranon tryezën edhe mbi 'Drejtësinë', por me praninë e ndërkombëtarëve: Të gjithë të hapin letrat!

Edi Rama dhe Ilir Meta

TIRANË- Rifillojnë diskutimet për ndryshimin e Reformës në Drejtësi, frikë e cila ka sjellë reagimin e ashpër të ndërkombëtarëve, megjithatë kryeministri Edi Rama u tregua i kujdesshëm duke thënë se këto ndryshime duhet të bëhen vetëm me dakordësinë e tyre. Kreu i qeverisë ka pranuar ofertën e presidentit Meta për t'u ulur në një tryezë për ndryshime në Reformën në Drejtësi dhe për Integrimin me karta të hapura, siç ai e cilëson, por e mohoi që të jetë njohur me planin prej 14 pikash të kreut të shtetit

"Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t'i vëmë pikat mbi "i" të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la. Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s'ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë,Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura. Presidenti t'i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t'i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s'kanë kohë të luajnë "e ka kush e ka" dezhurnin", shkruan Rama.

Në përgjigje të kësaj deklarate, pra që nuk është njohur me draftin prej 14 pikësh, Meta e quan gënjeshtar dhe që për këtë e di e gjithë bota. Fakt e quan, Meta që kjo platformë i është dërguar jo vetëm atij, por edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim e ka pasur në tryezë që në datën 8 prill. "Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është fakt. Që Rama gënjen nuk është më lajm as për të huajt", shkruan Meta.

Javën e fundit, Reforma në Drejtësi është rikthyer sërish në vëmendjen e palëve politike. Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim hedh dyshime për pazare nga politika, por presidenti Ilir Meta thotë "nuk e ka për mua" duke drejtuar gishtin te Rama. Edhe kryeministri Edi Rama e mohon një gjë të tillë duke thënë se është i gatshëm "të luajë me karta të hapura".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
Debati për platformën, Meta thirrje Ramës: Destruktiviteti minon mundësitë për dialog


Presidenti Ilir Meta në postimin që njofton takimin me ambasadorin e Britanisë i kthen edhe një përgjigje Edi Ramës, që u shpreh se nuk e kishte marrë platformën.

Kreu i shtetit thotë se i ka shprehur keqardhjen ambasadorit për mënyrën destruktive të sjelljes ndaj këtij propozimi, duke minuar mundësitë për dialog.

"Kënaqësi të takoja sot Ambasadorin e Britanisë Madhe, Sh.T.Z Duncan Norman. E falenderova për angazhimin e Tij të përkushtuar dhe vendosmërinë për të ndihmuar të gjitha palët për miratimin sa më parë të Reformës Zgjedhore.

Theksova angazhimin tim për Platformën (Non Paper) të 8 prillit të bërë publike sot me qëllim avancimin e axhendës së integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe kërkova një qasje gjithëpërfshirëse dhe vullnet konstruktiv të të gjitha palëve të përfshira.

Gjithashtu shpreha keqardhjen për mënyrën destruktive të sjelljes ndaj këtij propozimi, duke minuar mundësitë për dialog" thotë Meta.

Ora 15:04
E quajti gënjeshtar/ Rama: Që unë nuk gënjej e thotë Meta vetë! Ia ke çuar Kim, por SHBA-ja s'është shërbim postar!

Kryeministri Edi Rama i kthen përgjigje presidenti Ilir Meta, i cili e quajti gënjeshtar. Për Ramën drafti i Metës prej 14 pikash është njësoj si të bashkohet "vaji me uthullën".

"Që unë s'gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s'di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t'i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës dhe Integrimit", shkruan Rama.

Ora 14:02
'Nuk më ka dorëzuar asnjë platformë'/ Meta: Që Rama gënjen nuk është më lajm as për të huajt

1561386983_meta6595x450.jpg

"Rama gënjen". Kështu shprehet presidenti Ilir Meta si përgjigje ndaj deklaratës së këtij të fundit i cili tha se nuk ka marrë asnjë platformë nga ana e kreut të shtetit. Ndër të tjera, Meta shprehet se kjo platformë i është prezantuar ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim që në 8 prill 2020.

"Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është fakt. Që Rama gënjen nuk është më lajm as për të huajt", shkruan Meta.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haruni: 23/05/2020 14:15

    Pavarsisht nga gjatesija Likja e hull ne toke Ramen

    Përgjigju
  • Iris: 23/05/2020 02:54

    Kjo eshte loje politike,rrezimi I teatrit mund te sillte protesta politike gjoja ne mbrojtje te tij ,por ne fakt te perdoren per ndrim pushtetesh.Z.Rama duke bere sikur eshte I hapur per DISKUTIME per reformen ne drejtesi I largon opoziten nga artistet qe do mbeten vetem e ndersa BISEDIMET partiake do vazhdojne me muaj ,teatri I ri do ndertohet,reforma e drejtesise nuk do ndryshoje se s'e lejon U.S.A.e B.E,opozita me presidentin do ngopen me luge boshe ose do genjehen me ndonje kocke pa rendesi,kurse Rama do rrije rehat se me nje gur do vrase dy zogj dhe veten e ka te siguruar njekohesisht.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 22/05/2020 15:01

    Gjarperi me helmues ne bote eshte ai shqiptar i korrupsionit qe kerkon te zhduke nga faqia e dheut, rruzullit tokesor ARBERINË-SHQIPERINE. Emri i ketij gjarperi eshte KORRUPSION-VRASJE-DROGE@ORGJI POLITIKE. Populli perpara se te bej te fundit,te bjere heroikisht ne fushen e luftimit arberor i duhet mençuri@urtesi dhe nese dobiçat me nena arberoro-shqiptare nuk terhiqen do tu duhet te vrasin bijt@bijat qe kane sjell ne jete keto nena arberoro-shqiptare dhe pastaj ne vallen e fundit te lavdise arberore-shqiptare te hidhen ne greminen qe bijt bastard u kane dhuruar nenave te tyre....ilirmeta@saliviçidoli@edvinrama jini kryebastardet dhe shkaktaret rrenjesor te humbjes se deritanishme prej 30 vjetesh arberore-shqiptare. Beni sa me pare minimalen duke u qeruar nga skena politike sebashku me lyltsimit,monabaxhellen,gjiknurin,beqen,kengetarin çermeikas e soj e sorollopin me te papranueshem per kete popull te shumvuajtur. ARBERORI DI TE LINDE DHE DI TE VDESE. Kerkoj mirkuptim per kete shprehje te vjeter arberore por qe i ka ardhur koha jo vetem te artikulohetpor edhe te realizohet.

    Përgjigju
    • Rrahman Gashi: 22/05/2020 16:02

      Mbështesni Presidentin. Mbështesni kushtetutën. Mbështesni Shqipërinë. Stop amoralëve me pushtet që rrahin shqiptarët si të jenë serb! Stop atyre që bëjnë marrveshje me Vuçiç në kurriz të Shqipërisë e Kosovës. Ka vetëm një burrë që nuk po i nënshtrohet ripjelljes. Për fat të keq ai është Ilir Meta por është e vetmja shpresë për të ndalur narkoshtetin. Thirrini mendjes, nuk është punë tifozerie. SHQIPËRIA NË RREZIK

  • One: 22/05/2020 14:58

    Tani dolen letrat hapur dhe te gjitha parashikimet e "cmendura" te Ngjeles. Eshte koha kur njerezit dalin mbi partite per interesat e veta dhe te vendit. Kush eshte kundra mbrojtjes se atyre qe kane vjedhur dhe shkaterruar vendin te cohet te flasi ne te kundert ose te lere vendin ose te zgjedhe te jetoje ne mjerim dhe poshterim edhe per 100 vitet e ardhshme.

    Përgjigju
  • Mahmut shqiptari: 22/05/2020 14:53

    Pse se do ta nderroj Meta te shpetoj bythen e tij ska pse e nderron Rama qe te shpetoj iliri

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 22/05/2020 14:49

    Rama eshte gati po keta legena e Pd dhe Lsi hidhen nga dega ne dege

    Përgjigju
    • una: 22/05/2020 21:16

      hajde diversion hajde Q.. Rr... po Rama kta si llogarit fare o koqe, shiko si i ka katandisur ua nxorri suuratin e shperfytyruar se dukeshin si aktor Hollivudi, Rama kta i ka nje qime Byt.e

  • BLLOKU ZI: 22/05/2020 14:30

    O klir kak meta blloku i jot në dor ta ka bër for. Të shpëtoi qeni bastsrd malok salhe po Amerikës s'i shpëton dot nuk ke shanc përdridhu si kurvat me xheste prostitue nuk ke shanc burgut si shpëton dot o paçavure bur. Ti je njeri shum edepsëz ti e ke vjedhur ktë popull dhe vrar po tani do shkosh në var Reçi të prat o like ibret.

    Përgjigju
  • redi: 22/05/2020 14:24

    Rama nese ben mareveshje me Meten kundra USA dhe BE, largohu nga PS dhe mbaj Rilindjen .Nuk eshte e beses dhe seriozexte kthehesh mbrapsh me reformen ne drejtesi.PS ka figura me burrerore me te ndershme dhe me te afta se Rama.Asambleha te mblidhet dhe te shkarkoje Ranen.Mjaft

    Përgjigju
    • Redit: 22/05/2020 14:47

      Po pse mo redi tani e kuptove ti kete gje....ky rast i perseritur mijra here te beri qe mos ta mbrosh me zell kryeministrin bastard e horr ke fatkeqesisht kemi ne krye. Kjo dihet qe ne krye kemi nje horr kryeminister dhe nje horr president. Prit me qetesi reagimin e Bashes, prite dhe do habitesh, do ti leri ne kazan te gjithe te vetet te paret e me pas te gjithe me rradhe, REFORMEN DREJTESI DO TE MARRE KOSTON EDHE ME JETEN E TIJ QE DO TA COJE PERPARA LULZIM BASHA!! Mbaje shenim kete edhe do fls prape jo me larg se shtatorin.

  • sert: 22/05/2020 14:13

    legen ke frike? po te dridhen poturet legen i ndyre.

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 22/05/2020 13:50

    Edi Rama, Ilir Meta, Sali Berisha, Fatos Nano, Servet Pellumbi, Gramoz Ruci, Rexhep Mejdani, Skender Gjinushi, Flamur Topi, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha, Pandeli Majko, Blendi Klosi, Grida Duma, ... etj. nuke keni kredibiltet per asnje tryeze polike, dmth governance mbi fatet e Shqiperise e te shqiptareve, pa prezencen fizike dhe te gjithehershme te perfaqesuesve zyratre te partnereve me te ngushte SHBA dhe BE.

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 22/05/2020 16:21

      I fute të gjithë në një thes. Bravo! Kështu ja fusni popullit pa e ndjerë. Filloje që nga Skënderbeu më mirë. O noku po e shk*rdhejnë Shqipërinë ripjellsat. Aksesin te pasuria kombëtare këto 7 vjet nuk e kanë ata emra që ke rreshtuar ti. Cilët nga ata emra na e solli Vuçiç në Durrës? Cilët nga ata emra e mbushi Shqipërinë me hashash? Cilët nga ata emra e ka kapur drejtsinë? Nga cilët emra e kemi peshqesh renditjen pas Sirisë për azil politik? Cilët nga ata emra e ka bërë Tiranën xhungël pallatesh? 7 vjet ka Edvini që torturon shqiptarët (pa llogaritur kohën e Tan Lepurit) e ti na i fut të gjithë në një thes. Asnjeri nuk është engjëll nga ata emra që ke shkruar ti por smund ti krahasosh me edvinin

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje