Dekorimet, Gafa e Nishanit
2 herë “Mjeshtri i madh”, Lleshit

Dekorimet, Gafa e Nishanit<br />2 herë “Mjeshtri i madh”, Lleshit
Dekorata “Mjeshtër i madh” dhe “Nderi i Kombit” për të gjithë. Në këtë mënyrë e ka menduar presidenti Nishani që t’i jap lamtumirën postit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
 
Vetëm gjatë muajit qershor janë dekoruar plot 32 artistë, aktorë, kompozitorë e këngëtarë, si dhe figura të showbizit.
 
Zelli i tepruar i presidentit për të ndarë dekorata e ka shtyrë të bjerë pre e gafave që tregojnë mungesën e përgjegjësisë për njohjen e karrierës së personaliteteve që marrin titujt presidencialë.
 
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka akorduar në datë 24/04/2017, me numër dekreti 10154 sportistin Nijazi Lleshi me titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të dhënë ndër vite për lartësimin dhe rritjen cilësore të sportit të basketbollit, përmes një pune të palodhur dhe arritjes së rezultateve të niveleve të larta kombëtare dhe ndërkombëtare, duke entuziazmuar sportdashësit shqiptarë”.
 
Mirëpo po të njëjtin titull Nijazi Lleshit ia ka akoduar edhe ish presidenti i Republikës, Bamir Topi më 6 shkurt të vitit 2012. ku ka dekoruar me “Mjeshtër i Madh” 6 emra të shquar të basketbollit shqiptar ndër vite, Besnik Pëllumbin (pas vdekjes), Bujar Shehun, Vasil Shakën, Viktor Papavangjelin, Nijazi Lleshin dhe Petrit Stefën.
 
Nijazi Lleshi tashmë ka dy dekorata në shtëpi “Mjeshtër i Madh”, me dekret nr. 7260 nga Bamir Topi dhe këtë tjetrin me dekret nr. 10154 nga Bujar Nishani.

niajzi lleshi

Me rreth te kuq, emri i Nijazi Lleshit, i dekoruar nga Nishani 

topi dekoron njazi lleshin
Nijazi Lleshi gjate marrjes se dekorates nga Presidenti Topi

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

‘Veri-Jug’, çfarë duhet të dini për zhvillimin e blegtorisë në kullotat e Kaninës

‘Veri-Jug’, çfarë duhet të dini për zhvillimin e blegtorisë në kullotat e Kaninës