Dekriminalizimi, 9 'prerje kokash'
323 zyrtarë në proces verifikimi

Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar një raport për Dekriminalizmin.

Sipas këtij raporti janë verifikuar 10 zyrtarë të lartë, ku ka rezultuar se 3 prej tyre i prek ligji i Dekriminalizimit, ndërkohë që i katërti Armando Prenga, e la vet mandatin dukë dhënë dorëheqjen.

Ndërkohë 6 zyrtarët e lartë të tjerë nuk preken nga ky ligj. Sipas këtij raporti Shkëlqim Selami, Dashamir Tahiri dhe Elvis Rroshi kanë qënë zyrtarët e lartë që janë prekur nga ligji i dekriminalizimit. “Për 4 zyrtarë të lartë, ka filluar paralelisht dhe hetimi penal për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” pasi ka rezultuar se kanë fshehur të dhëna në lidhje me të kaluarën e tyre kriminale”,- thuhet ën raportin për dekriminalizimin.

Sipas raportit janë marrë vendime për 327 individë, ndërkohë që 323 persona të tjerë janë ende në proces verifikimi.

Raporti i plotë i Prokurorisë:

Për vitin 2016- (Janar Shkurt) 2017 janë marrë vendime për 327 subjekte vetëdeklarues.

Nga këto, për 225 raste është përfunduar verifikimi dhe janë përcjellë rezultatet në vitin 2016, dhe për 102 raste, përfundimete rezultateve janë mbyllur në periudhën, (janar-shkurt) 2017.

323 subjekte, vijojnë ende në proces verifikimi dhe janë brenda afatit ligjor të kryerjes së verifikimit, të përcaktuar në vendimin nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë.

Për 119 subjekte, Sektori i Verifikimit të Integritetit, ka vendosur se përfshihen në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit 138/2015.

Për 208 subjekte, pasi ka kryer një verifikim të plotë e të thelluar Sektori i Verifikimit të Integritetit, ka vendosur se nuk përfshihen në fushën e ndalimeve sipas ligjit 138/2015.

327 subjektet e përcjellë për verifikim nga institucione të ndryshme, për të cilët ka përfunduar procesi i verifikimit, janë të kategorizuar sipas nivelit hiearkik si më poshtë:

- Nëpunës të nivelit ekzekutiv, 133 subjekte; 104 në vitin 2016 dhe 29 në vitin 2017.

- Nëpunës, të nivelit të mesëm drejtues, 86 subjekte; 60 në 2016, 26 subjekte në periudhën (janar shkurt) 2017.

- Nëpunës të nivelit drejtues, 98 subjekte; 69 subjekte në vitin 2016, 29 subjekte në periudhën (janar shkurt) 2017.

- Zyrtarë të Lartë, 10 subjekte:

Gjatë vitit 2016 janë verifikuar gjithsej 10 raste të zyrtarëve të lartë. Për tre prej tyre, pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se përfshihen brenda sferës së ndalimeve të ligjit 135/2015, ndërsa për 7 prej tyre pas verifikimit të të dhënave kanë rezultuar se nuk përfshihen në fushën e veprimit të ligjit.

Për 4 subjekte zyrtarë të lartë, ka filluar paralelisht dhe hetimi penal për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” pasi ka rezultuar se kanë fshehur të dhëna në lidhje me të kaluarën e tyre kriminale.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës