/ATSH-ANSA/ - Është konsideruar dashuria e vërtetë e Vladimir Iliç Leninit, udhëheqësit të Revolucionit Socialist të Tetorit.
Apolinarija Jakubova, e cila kishte një marrëdhënie me revolucionarin rus kur ky i fundit jetonte në Londër, tashmë e ka një fytyrë.
Studiuesi britanik, Robert Henderson konfirmon se ka gjetur në arkivat e shtetit të Federatës Ruse një fotografi bardhë e zi të Jakubovës.
Sipas gazetës "The Independent", edhe Apolinarija ishte një revolucionare e vërtetë.
Për këtë arsye ajo u burgos në Siberi nga cari, por arriti të shpëtojë dhe pas një udhëtimi pafund, mbërriti në Londër rreth vitit 1900.
Atje, aktivistja 20-vjeçare frekuentonte ambientet e bolshevikëve ku, Lenini 30-vjeçar po merrte rolin e një lideri.
Lenini arriti edhe t'i kërkonte dorën Jakubovës, por ajo refuzoi.
Për Apollinarijan gjurmët humbin shpejt dhe ajo mund të ketë vdekur mes viteve 1913-17