Dëmshpërblimi/ Trashëgimtarët e 324 ish-të përndjekurve, 3 muaj afat për dokumentet

Dëmshpërblimi/ Trashëgimtarët e 324 ish-të përndjekurve, 3 muaj afat për dokumentet

Ish të përndjekurit gjatë një proteste përpara Kryeministrisë

Ministria e Financave dhe Ekonomisë njoftoi dje se ka filluar procedurën e pagesës së këstit të tretë për kategorinë e subjekteve përfituese joparësore, me Urdhër të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Sa më poshtë vijon lista me emrat e personave që nuk jetojnë më, trashëgimtarët e të cilëve mund të përfitojnë dëmshpërblimin. Ata duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar brenda tre muajsh, pra deri më datë 10 mars 2019.

Për trashëgimtarët e ish të dënuarve politikë, dokumentet që duhet të dërgojnë janë: dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar noterizuar; autorizim me shkrim i lëshuar nga përfituesi për të përfituar dokumentet e nevojshme elektronike; Çertifikatë vdekje e ish të dënuarit dhe ҫertifikatë e trungut familjar (ҫertifikata e trungut nuk mund të zëvendësohet me ҫertifikatë familjare) do të aksesohen dhe printohen nga ana e Drejtorisë së Pagesave të Dëmshpërblimeve nëpërmjet portalit të shërbimeve publike elektronike e-albania, brenda kuadrit të shërbimeve që disponon e-albania. Ato shërbime të cilat nuk aksesohen dot nëpërmjet portalit elektronik të shërbimeve publike do ti kërkohen subjekteve përfituese për t’i dërguar.

Po kështu, kërkohen numrat e llogarisë bankare në Lek për çdo trashëgimtar ose për personin e autorizuar me prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që ushtron veprimtarin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv. Gjithashtu kërkohet edhe dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit. 

Kur një trashëgimtar i radhës së parë, të ish të dënuarit politik, nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë, (fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të gjithë dokumentet, për trashëgimtarin e radhës së parë që nuk jeton. Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërblim nuk vazhdon më tej.

Në këtë rast, shpërndarja e vlerës të këstit të radhës kryhet sipas rrethit të familjarëve, për trashëgimtarët që jetojnë. Për të fituar këtë të drejtë, rrethit i familjarëve, duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë certifikatën e vdekjes së trashëgimtarit të rradhës së dytë që nuk jeton. 

( Kliko këtu ) për listën e plotë me emrat

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve