Deputeti Alimadhi del nga spitali pas 49 ditësh: Ju tregoj momentet më të vështira, si më kthyen mjekët në jetë

TIRANE-Deputeti Adriatik Alimadhi pas 49 ditësh ka lënë spitalin. Sot ai doli nga Sanatoriumi, ndërsa tregon ditët e vështira dhe falenderon mjekët. Deputeti në datë 21 prill fitoi luftën me COVID-in, duke u larguar nga Infektivi, por jo në shtëpi, pasi u shtrua sërish, këtë herë te Sanatoriumi për shkak se kishte ftohje të lehtë në mushkri dhe sot doli nga spitali. 

Postimi i plote i deputetit
Sot po e le spitalin pas 49 ditesh.  Dashte Zoti nuk e shoh me kurre. Momentet me te veshtira per mua ishin:

Kur u mbylla diten e pare ne dhomen e spitalit.

Hyrja ne pavion, infermierja, dy bidona uje gjysem litri.

97 here te perdorura gjithe naten. Aspak gjume.

Mbi qindra here i shpuar nga gjilperat, sa nuk mbanin me damaret.

Kur u perkeqesova ne spitalin infektiv bllokimin e frymemarrjes.

Nuk ngopesha edhe me 2 burime oksigjeni. Perdora oksigjenin e vellait tim Fatosit, pra 30 litra oksigjen.

Nderhyrja e doktoresh Neviles me kthehu ne jete.

Moment tjeter shume i veshtire kuptohet ishte kalimi per ne reanimacion.

Te urgjenca e spitalit  'Shefqet Ndroqi' erdhi vet drejtori, z. Perlat Kapisyzi, i cili mu prezantua.

5 pese ditet me te veshtira ne reanimacion ne gjendje jo te mire shendetesore.

Dita e 8 lash reanimacionin ne nje gjendje me te mire shendetesore.

Pas 35 ditesh u çova ne kemb.

Pas 37 ditesh lava gojen.

Pas 45 ditesh lava trupin dhe fillova te ecja me ngadale dhe trupi po çlirohej nga dita ne dite.

49 dite po dale nga spitali.

Kafen e pare pas 50 ditesh e piva ne zyren e Profesor Perlat Kapisyzi drejtor i spitalit Shefqet Ndroqi, nje Burre Babaxhane.

Falenderoj te gjithe stafin e doktoreve, reanimatore, infermiere, sanitare dhe te veçanten shefen e reanimacionit Dr. Alma Cani. Punonte ne grup me staf te konsoliduar por dhe shume njerezor.

Nje falenderim dhe mirenjohje per doktoreshe  Silvana Bala, per keshillat mjekesore dhe ndjekjen nga afer ndaj meje e cila me priti dhe beri daljen time  sot ne spitalin Sanatorium 'Shefqet Nqroqi'.

Respekt dhe mirenjohje per drejtorin e spitalit 'Shefqet  Ndroqi' Prof. Dr. Perlat Kapisyzi me gjithe stafin e tij. Te perkushtuar dhe profesionalisht te afte. Çdo dite vizita dhe me kartele ne dore tek pacienti.

Kjo e bente me te besueshme marredhenien  doktor-pacient. Personalisht mendoj se eshte shume e dobishme ne ecurine e sherimit te nje te semuri, e cila ka ndikuar edhe te une!

Mirenjohje  per  bluzat e bardha.

Sinqerisht ju falenderoj  nga   zemra qe me sherbyet me perkushtim dhe me dhate  jeten te jetoj.

zoti bene me te miren.

Ne vazhdim;

Do zbatoj keshillat e mjekeve.

Per 45 dite do te vazhdoj  terapine ne kushtet e shtepise.

Disa foto te cilat tregojne se si e kam perballuar virusin vrases, tashme te quajtur

COVID-19.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E po mire: 14/05/2020 16:18

    Kujdes tani mos lakmo shume pulat

    Përgjigju
  • Erik: 14/05/2020 15:50

    Te shkuara per fare tani. Paske falenderuar gjithe Senatoriumin dhe ke harruar Infektivin qe te kthyen ne jete. Do kesh qene ne jerm, por kur te kthjellohesh do gjesh kohe edhe per ta t'i falenderosh me emer e mbiemer.

    Përgjigju
  • vera: 14/05/2020 15:45

    MBAJ DISTANCE ME NJEREZIT 2 METRA O ALIMADHI SE PO TE ZURI PRAPE CORONA NUK TE LESHON ME....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille