'Deputeti italian shkoi të protestonte në Shëngjin dhe u gjakos', Lita: Opozitarët shqiptarë po pinin raki dhe vodka pranë Kuvendit

 

Analisti Lavdrim Lita në Frontline u shpreh lidhur me marrëveshjen Rama-Meloni se në Shëngjin gjatë konferencës mes dy kryeministrave shkoi të protestonte një deputet opozitar italian ndërsa opozitarët shqiptarë ishin duke pirë raki pranë kafes te Kuvendi.

'Shqipëria turistike ka probleme sepse Vlora ka 48 orë pa ujë. Në Gjadër protestoi një deputet i opozitës italiane dhe nuk kishte një deputet të opozitës shqiptare për 36 mijë refugjatët afrikanë që do strehohen. Një deputet opozitar italian u gjakos nga badigardët e Ramës. Deputetët e opozitës shqiptare po pinin raki këtu afër te parlamenti. Dokumentari i Rai e ka vënë në siklet më shumë se 100 protesta Rithemelim apo një forcë tjetër në 2 vite. Ekspozoi numrin dy të qeverisë që hynte duke qeshur te Rama.

Ka qenë kampioni i qeverisë rindërtimit, ilaçeve. Opozita duhet të kishte kërkuar që autoritetet zviceriane ta sjellin këtu. Protesta nga narkoshteti u devijua tek kërkesa e para dy vitëve për Berishën. Edhe e bija tha se nuk i heqin dot mandatin Berishës, për ti bërë yzmetin zotin Berisha. Deputetët brenda i kufizoni disa të drejta kolegëve të tyre me zotin Bardhi. Shohin vetëm kërthizën e tyre. Deputetit italian i del gjaku në Gjadër. Ndërsa deputetët e opozitës rrinë te kafja e kuvendit duke pirë vodka', tha Lita.


Lajmi kryesor:

Protestat te Kuvendi dhe konferenca Rama-Meloni/ Kreshnik Spahiu në 'Frontline': Çudia e kampit afrikan do zgjas 3 ditë, aq sa e kampit të iranianëve apo afganëve


G.K/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja