Deputetja e PD: Në QSUT mungesë ilaçesh e barna të skaduara

Deputetja demokrate Albana Vokshi ngriti shqetësimin e situatës së shëndetësisë në vend duke thënë se QSUT po përballet me mungesë medikamentesh e barna të skaduar.

Vokshi thotë se pacientët trajtohen në kushte çnjerëzore duke marrë kimioterapinë në karrige në salla të vogla dhe të pakondicionuara.

Deklarata e plotë

Shëndetësia falas është mashtrimi më i madh i Edi Ramës!

Pacientët jo vetëm nuk arrijnë të marrin shëndetësi falas, por nuk marrin as shërbim shëndetësor në pjesën më të madhe. Sektori I Shëndetësisë është i nënfinancuar, dhe ai buxhet shkon kryesisht në 4 koncesionet e panevojshme, abuzive e korruptivë që në total shkojnë rreth 450 mln Euro.

Pak ditë më parë thirra në dëgjesë në komisionin për Shëndetësinë për skandalin të onkologjiku, Ministren e Shëndetësisë, Drejtoreshën e QSUT dhe shefen e shërbimit të onkologjisë. Ministrja Koçiu tha: kemi arritur sukses me reformat në shëndetësi! Shëndetësia po ecën vetëm përpara! Çfarë thanë Drejtoresha e QSUT dhe shefja e shërbimeve?

E kanë pranuar pa u skuqur [a u zverdhur pa asnjë ndjesi njerëzore mungesën e medikamenteve:

– Irinotecan

– Erlotinib është në mungesë. Ka qenë donacion, por nuk ka më në gjendje! Nuk bëhet tenderi se duhet bërë pazari që të bëhet tenderi. Pacientëve ju është dhënë dozë e reduktuar cdo 10 ditë

– gencitabina është në mungesë

– jodi është më mungesë që nga janari

Kush është përgjegjës për mungesat?

Tendera të Anuluar

Kush mban përgjegjësi që edhe pas raportit të KLSH që ngrinte alarmin që vonesa e tenderimit të medikamenteve në onkologjik disa ditë sillte efekt negativ të menjëhershëm në shëndetin dhe jetën e pacientëve??

Referuar Open data Albania janë rreth 4 mln lekë tendera që nga 1 janari e deri më sot, që nuk bëhen sepse më parë duhet bërë pazari?? E nëse nuk bëhen tenderat ka mungesë… dhe askush nuk mban përgjegjësi!!!

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 31/07/2024 15:55

    Per kete kriminelen trafikanten Vokshin duhet te hapet proces penal per tentativ vrasje brenda parlamentit shqiptar ,hodhi me dore letra po ato letra mund te ishin gure,thika,arm,acid etj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris