Vrasja në Kamëz, si e piketoi komshiu dyqanin e Bucit, shoku: Ladi më tha 'do ndajmë çdo gjë'

KAMEZ- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja kriminale që tronditi mbarë opinionin publik, ku u vra shtetasi Agim Buci gjatë një tentative grabitjeje në minimarketin e tij. Një ditë më parë, policia zbardhi ngjarjen duke arrestuar dy autorët e krimit, Vladimir Kurtin dhe Rruzhdi Hoden, ndërsa Report Tv mëson sot se polumbarët vijojnë kërkimet në Lumin e Tiranës për gjetjen e pistoletës së përdorur në krim.

Gjithashtu, burimet i thanë Report Tv se të dy autorët kanë pranuar krimin para policisë. Nga hetimet bëhet e ditur se plani për grabitjen e marketit, ku u vra 52-vjeçari dhe u plagos bashkëshortja e tij, Merita Buci, është ideuar nga Vladimir Kurti, i cili jeton pranë banesës së familjes Buci, në rrugën ‘Beslidhja’, në Kamëz.

Mësohet se 28-vjeçari e kishte piketuar dyqanin e familjes Buci, pasi kishte parë se në mbrëmje aty kishte pak lëvizje dhe pak ndriçim dhe zakonisht shërbente vetëm gruaja, pasi bashkëshorti i saj punonte në një kompani interneti.

Pas kësaj, i riu ka kërkuar dhe ndihmën e shokut të tij, Rruzhdi Hode, i cili jeton në periferi të Kamëz, ku ky i fundit kishte si detyrë të mbështeste Kurtin në veprime dhe të bënte transportin me mjetin e tij Volswagen.

"Ladi më tha hajde me mua, marrim çfarë të gjejmë dhe i ndajmë bashkë. Unë vetëm e çova me makinë, nuk kam asnjë faj. Nuk e dija se do qëllonte”, mësohet të ketë thënë Hode para uniformave blu.

Si ndodhi ngjarja:
Fillimisht grabitësit janë futur në minimarket dhe i kanë kërkuar lekët Merita Bucit. Ajo ka ngritur duart lart dhe u ka thënë nuk kam lekë. Më pas njëri prej grabitësve e ka qëlluar me pistoletë në këmbën e djathtë. Agim Buci ka qenë te pjesa e jashtme e marketit duke rregulluar arkat e fruta-perimeve. 

Kur është futur në dyqan Agimi është përballur me grabitësit. Në një moment Agimi ka marrë thikën e djathit dhe ia ka drejtuar grabitësve. Këta të fundit e kanë qëlluar në pjesën e barkut 1 herë. 

Më pas grabitësit janë trembur dhe kanë ikur me shpejtësi. Djali i vogël ka parë gjithë skenën kur është plagosur mamaja e tij dhe më pas është fshehur poshtë banakut. Djali ka parë edhe babin të mbuluar me gjak. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 29/04/2018 11:15

    Të rikthehet urgjentisht “ligji i ligjeve”!

    Përgjigju
  • aaa: 28/04/2018 21:23

    Duhet ta kemi te qarte se fajtore jane punonjesit e shtetit qe nuk e parandaluan ose te pakten te marrin persiper se vrasjen e kane kryer banore ose qytetar qe I paguajne dhe ata mbajne kot ose mashtrojne duke u ulur ne karriket e komisarve. Ata duhet te dorehiqen dhe te ndeshkohen mbasi ne kete rast te pakten duhet thene se policet vetem se marrin taksat bile me dhune nga qytetaret per te siguruar rrogat e tyre. Populli duhet te jetoj me moton krimi duhet ndeshkuar, gjaku duhet marre policit mos I zere bese.

    Përgjigju
  • Qoqja: 28/04/2018 16:27

    O felliqesira e kombit o halet tona qe ju kemi perdit neper kembe dhe se ne se kemi jeten te sigurt se ju qe jeni drita e syve tane jeni dhe kriminelet tane o plehra nuk ke faj po cdeshe te puna puna e tjetrit apo u bo deti kos te marrim gjth nga nje lug .gjukata tju prese duart deri ne brryl dhe ti lidh me hekur nga kembet

    Përgjigju
  • Ai ..: 28/04/2018 12:37

    Aty te calben nuk i duhen shoqerise keto tipa. dy me pak..e keqja eshtr se do i mbajme gjalle me ushqim.. duhet denimi me vdekje

    Përgjigju
    • Fabiani: 29/04/2018 07:13

      Po nuk vejten ligjin me vdekje nuk ndalohen kto kriminelet. Po te ishte xhaxhi enveri sot i kishte varur ne mes te tiranes Jan kto qelbsirat tjer nuk i ndalojn dot kriminelet

  • Fredi: 28/04/2018 12:17

    Jo ore ti " nuk " ke asnje faj, fajin e pati ai i shkreti qe vdiq dhe la femijet rrugeve dhe jetime. Te dy duheni varur ne mes te Kamzez o plehra qe ato pak para do i harxhonit per te qerasur k***at dhe i morret jeten tjetrit. Meqe nuk ka denim me vdekje se nuk na lejon europa, atehere t' ju helmojne me ushqim o mbeturina te rraces njerezore. Do zoti krni dhe hakmarrjen nga fisi i te ndjerit qe ta zhdukin fare rracen tuaj qe pjell te tille bastarde. Apo jo Loshi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike