POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Familjari i pacientit dhunon mjekun e Infektivit në QSUT, ministrja e Shëndetësisë: Akt barbar! Ndryshime në Kodin Penal

TIRANE-Mesditën e djeshme rreth orës 13:30 është dhunuar një mjek i Urgjencës së Infektivit nga i afërmi i një pacienti. Mjeku Genc Stroni është goditur nga familjari i pacientit që ishte i shtruar në këtë spital, ndërsa më pas autori është larguar me shpejtësi. Pas denoncimit policia ka nisur hetimet duke identifikuar personin që goditi mjekun me grushte për shkak të detyrës. Ai është A.M. 45 vjeç, ndërsa po punohet për arrestimin e tij.

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dënoi dhunën dhe agresionin ndaj mjekëve. Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu e ka cilësuar aktin si barbar, ndërsa shton se ka kërkuar ndryshime në Kodin Penal. "Eshtë barbari të sulmosh një profesionist të shëndetit, për më tepër në kushtet kur është duke ofruar me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për qytetarët. Akte të tilla nuk mund të tolerohen, ndaj kam propozuar një ndryshim në kodin penal, për të konsideruar kanosjen ndaj bluzave të bardha, si vepër penale" thotë ministrja. 

Deklarata e plotë e QSUT-së
Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dënon rëndë aktin e dhunës së ushtruar të dielën në mesditë nga një person i papërgjegjshëm, kundrejt mjekut të rojes në Urgjencën e Spitalit Infektiv. Çdo akt dhune e agresioni ndaj mjekëve dhe personelit shëndetësor në tërësi përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre është i papranueshëm, bazuar në normat ligjore, etike, morale. Çdo akt dhune ndaj bluzave të bardha është i papranueshëm duhet të trajtohet me seriozitet nga organet kompetente.

Fatkeqësisht ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit tonë dhunohen në krye të detyrës. Drejtoria e QSUT edhe një herë dënon aktin e dhunës të ushtruar mbrëmë ndaj mjekut infeksionist dhe u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe të identifikojnë autorin, cili menjëherë pas sulmit është larguar nga vendi i ngjarjes.  Një apel të fortë i bëjmë opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.

Deklarata e plotë e Ministres së Shëndetësisë
Në cilësinë e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dënoj me forcë aktin e neveritshëm, të agresionit të dhunshëm ndaj
mjekut infeksionist G.S, ditën e djeshme në spitalin infektiv në QSUT. Eshtë barbari të sulmosh një profesionist të shëndetit, për më tepër në kushtet kur është duke ofruar me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për qytetarët.

Sulme të tilla ndaj mjekëve, infermierëve, apo cilitdo që me vetëmohim dhe sakrificë, punon përditë, në shërbim të shëndetit të qytetarëve, meritojnë ndëshkimin maksimal që lejon ligji. Inkurajoj organet e drejtësisë të hetojnë me prioritet maksimal këtë ngjarje të ndodhur brenda mjediseve të një spitali dhe të procedojnë duke dhënë një ndëshkim shembullor për agresorët, që duke vënë dorë mbi një mjek, shkelin jo vetëm ligjin, por edhe çdo normë morali dhe etike, si dhe çdo kod sjelljeje.

Akte të tilla nuk mund të tolerohen, ndaj kam propozuar një ndryshim në kodin penal, për të konsideruar kanosjen ndaj bluzave të bardha, si vepër penale.Do të nisin një seri diskutimesh edhe për rishikimin e gabimit mjekësor dhe mënyrës se si ai trajtohet. Patjetër që do të dëgjohet zëri i profesionistëve. Por unë besoj se kjo nismë është e rëndësishme  për  të garantuar respektimin e dinjitetit të mjekëve, siç ata e meritojnë.

d.ba./r.k./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Sara: 11/02/2019 20:02

    Se kuptoj pse nuk i bëjnë emrat publikë.Janë persona adulte dhe meritojnë ti dali emri aty e ta shohin të gjithë.

    Përgjigju
  • osla: 11/02/2019 19:42

    o shtet mos e gjykoni personin qe e goditi mjekun sepse ai duhet falenderuar per guzimin gjykoni dhe mjekun perse arriti deri sa familjari ta godase asnje nuk do te godase nje mjek qe te sherben . se ne OSUT ke familjarin duke vdekur e ai vjen gjith tangadhik bashke me infermijerat qe vetem shiringa me uje bejne se ilacet nuk jane i kam pare vete me syte e mi.jam grua e nuk e di si jam permbajt ne QSUT .sherbime skandaloze mjekime 0.spital qe mjer kush ka nevoje.

    Përgjigju
  • $$$$$$: 11/02/2019 18:53

    Te gjith mjeket duhen rrahur me hu se jan bandita dhe rrugac doktorrat jan shtresa me e ulet e shoqeris .. pershendes djalin qe e rrahu mjekun , nuk e di a e ka rrahur mire a jo .$

    Përgjigju
  • Romeo: 11/02/2019 15:23

    Çdo akt dhune eshte i denueshem. . . gjithsesi 'profesori' njihet edhe per specialitete te tjera perveç infeksioneve

    Përgjigju
  • erald: 11/02/2019 11:45

    arsyeja eshte se mjeku ishte ne kafe dhe nuk levizte pa marre leke, ose pacienti ka qene hallexhi dhe mjeku e dinte qe nuk merrte leke. Ministrja te shohe njehere etiken ne komunikim te mjekeve qe jane kthyer ne hiena dhe gjakpiresa te njerezve te thjeshte. shume mire j'ua bejne mjekeve maskarenj

    Përgjigju
  • Markel: 11/02/2019 11:01

    Besoj se 1 arsye e ka pas se jan ber mjeket si xhambazet

    Përgjigju
  • opioninion: 11/02/2019 10:45

    po nuk idhe mjeku leke stepreke me dore si edo qefi vjen mjeket i vrasi pacjente me gjilper inxheksion ifus ilac te skatuatr i vjedhi i shkoni te privati i thote pacjenteve mjeku mjeku duhete tendenuarna i larti deri poshte se kalidhje me farmaci dhe funerale kontroolli beni ventinge mjekeve hiqeni lincesha spitale private

    Përgjigju
  • Fredi: 11/02/2019 10:40

    Ka ardhur koha që spitalet tona duhet të kene punojnës security si në të gjithë botën dhe ministria e shendetesise duhet ta shikoje kete gjë. Nuk mundet çdo neandërtal të hyjë lirshme ne spital dhe të dhunojë mjekët. Spitalet nuk janë hane me 10 porta apo haure bajgash!

    Përgjigju
    • Alb: 11/02/2019 23:09

      Kam frike se do te na rritet kostoja e rryshfetit.... Mjek+infermier + sanitär +sekurity = e paperballueshme per xhepin tone

    • Alb: 11/02/2019 12:09

      Ka ardhur Koha qe spitalet tona te funksionojne PA rryshfete si ne te gjithe boten dhe jo mjeku te beje rolin e matrapazit me njerezit por ate te mjekut si ne te gjithe boten Kur paguhet nga taksat e Mia.... Nqse do lek nen dore te hape bisnes te vetin dhe jo te perdore institucionet shteterore per te bere biznes

    • Arbër: 11/02/2019 12:03

      Q'do spital në perendim ka punonjësit e sigurimit gjatë 24 orë pune!