Në një shkrim përmes rrjetit social Facebook, Buble shkruan “Jemi të shkatërruar nga diagnozën e fundit e kancerit të djalit tonë të madh, Noah, i cili aktualisht merr trajtim në Shtetet e Bashkuara. Ne kemi folur gjithmonë për rëndësinë e familjes dhe dashurinë që kemi për fëmijët tanë. Luisana dhe unë do t’i kushtojmë të gjithë kohën dhe vëmendjen tonë Noah-s dhe tashmë kemi pezulluar aktivitetet tona profesionale. Gjatë kësaj kohe të vështirë, ne ju kërkojmë të luteni për atë dhe lutemi të respektoni privatësinë tonë. Kemi një rrugë të gjatë përpara dhe shpresojmë që me mbështetjen e familjes tonë, miqtë, fansat në mbarë botën dhe të besimit në Zot, ne mund të fitojmë këtë betejë”.
Çifti i famshëm kanë dhe një djalë më të vogël se Noah dhe kanë vite që jetojnë së bashku, në harmoni me njëri-tjetrin.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com