Diagnostifikohet me kancer djali i 
Michael Buble: Jemi të shkatërrua

Diagnostifikohet me kancer djali i <br />Michael Buble: Jemi të shkatërrua
Djali 3-vjeçar i këngëtarit Michael Buble, Noah është diagnoftifikuar me kancer. Buble së bashku me bashkëshorten e tij, aktoren e famshme Lusiana Lopilato kanë lënë çdo lloj angazhimi për të qenë pranë djalit të tyre në këto momente të vështira.

Në një shkrim përmes rrjetit social Facebook, Buble shkruan “Jemi të shkatërruar nga diagnozën e fundit e kancerit të djalit tonë të madh, Noah, i cili aktualisht merr trajtim në Shtetet e Bashkuara. Ne kemi folur gjithmonë për rëndësinë e familjes dhe dashurinë që kemi për fëmijët tanë. Luisana dhe unë do t’i kushtojmë të gjithë kohën dhe vëmendjen tonë Noah-s dhe tashmë kemi pezulluar aktivitetet tona profesionale. Gjatë kësaj kohe të vështirë, ne ju kërkojmë të luteni për atë dhe lutemi të respektoni privatësinë tonë. Kemi një rrugë të gjatë përpara dhe shpresojmë që me mbështetjen e familjes tonë, miqtë, fansat në mbarë botën dhe të besimit në Zot, ne mund të fitojmë këtë betejë”.

Çifti i famshëm kanë dhe një djalë më të vogël se Noah dhe kanë vite që jetojnë së bashku, në harmoni me njëri-tjetrin.  




Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

19/2
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!