Dibër- Kryetari i fshatit Lishan i Epërm në Njësinë Administrative Luzni, Rustan Kurti përmes Report Tv u bën apel institucioneve lokale dhe qendrore për ndihmë, pasi janë të bllokuar prej 10 ditësh, që pas nisjes së reshjeve të dëborës.
 
Rustan Kurti jep alarmin se rezervat ushqimore janë drejt fundit, ndërsa nuk kanë asnjë medikament për gripin që i ka prekur.
 
Ai thotë se i kanë kërkuar ndihmë kryetarit të bashkisë përmes Administratorit të Njësisë Administrative, por ai nuk u është përgjigjur, sipas tij.
 
"Rrugët janë të pakalueshme. Ngrica maksimum. Njerëzit po vuajnë nga gripi. Blegtoria është pa bazë ushqimore.
 
Fadromat nuk kanë hapur rrugën në tre fshatra. Ka ardhur një fadromë sot, por është kthyer sërish. Ne jemi të bllokuar përfundimisht.
 
Kryetari i bashkisë nuk e hap numrin e telefonit, askush nuk po na ndihmon. Ka ardhur ministri Tahiri deri në Peshkopi, por zonat tona janë jo vetëm pa bukë, por edhe pa ilaçe dhe asgjë tjetër.
 
Fshatrat e thella po lihen pas dore. Nuk po vjen asnjë makinë për të na ndihmuar.
 
Fshati është shumë i varfër, tani kemi 10 ditë të bllokuar. Nuk kemi pasur situatë emergjence, por i gjithë fshati është me grip dhe nuk asnjë paracetomol
" u shpreh ai.


dy.b/shqiptarja.com