Shkrumbohet nga flakët furgoni me goma në Krahës-Memaliaj, shpëton shoferi! Po çonte mallin drejt Sarandës (VIDEO)

Një furgon i ngarkuar me goma makinash është shkrumbuar nga flakët para pak minutash në fshatin Iliras në aksin nacional Krahës-Memaliaj.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit, por mësohet se shoferi i furgonit ka ndjerë erën e tymit teksa ka qenë në ecje. Furgoni tip Sprinter ka marrë flakë në pjesën e përparme.

Shoferi Kliton Mullai ka ndalur menjëherë dhe ka dalë jashtë. Ndonëse në vendngjarje shkoi  zjarrfikësja e Memaliajt, furgoni bashkë me mallin brenda është djegur. Destinacioni i furgonit ishte Saranda ku do të dërgohej malli.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të jetë Berisha pjesë e grupit parlamentar të PD në Kuvend?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Certifikatë vaksinimi dhe test negativ për të hyrë në restorant, Mali i Zi miraton masa të reja anti-COVID