/ATSH-AFP/ - Përparimet e bëra në bisedimet me Athinën për reformat që duhet të vihen në jetë për zhbllokimin e financimeve jetësore për ekonominë greke janë të pamjaftueshme, deklaroi sot presidneti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem.
"Ka përparime, por janë të pamjaftueshme", deklaroi Dijsselbloem, i cili mban edhe postin e ministrit të Financave të Holandës, në një intervistë me televizionin privat holandez, RTL.
"Qeveria greke u ka paraqitur dje në mbrëmje kreditorëve ndërkombëtarë një plan reformash të plotë dhe realiast, me qëllim për të marrë zhbllokimin e një financimi afatshkurtër jetësor për ekonominë e saj, njoftoi sot nga ana e tij kryeministri grek, Aleksis Cipras.
"Natën e kaluar, një plan i plotë iu paraqit kreditorëve të vendit, BE, BQE dhe FMN", deklaroi kryeministri grek për gazetarët gjatë një vizite në Ministrinë e Arsimit duke i cilësuar propozimet greke si realiste për daljen e vendit nga kriza ekonomike dhe sociale./