Dikur e reduktuar drastikisht, Kodra e Divjakës është sërish një bukuri natyrore (Video)

Kodra e Divjakës është një mrekulli natyrore që mbulohet nga 3500 ha pyje, nga të cilat mbi 2500 janë pjesë e Parkut Kombëtar Divjak-Karavasta. Për një sërë arsyesh, pylli shfaqej dikur i rrafshuar drastikisht, ndërsa sot gjendja e tij ka ndryshuar totalisht.

Drejtori i Zonave të Mbrojtura të qarkut Fier, Ardian Koci thotë se falë përkujdesjes së Shërbimit Pyjor Lushnjë, AdZM-së Fier dhe Shërbimit pyjor të Bashkisë së Divjakës, Kodra e Divjakës ka marrë përsëri pamjen e një pylli të bukur. Përmes llogarisë së tij personale në rrjetin social “Facebook”, Koci ka publikuar një video të realizuar mbi 2000 metra lartësi. Sipas Kocit, filmimet janë realizuar mbi Gropën e Gjenerukës që shpesh herë i jep emrin gjithë kodrës së Divjakës. 

"Gropa e Gjenerukës është lugina e përroit të Kryekuqit, që rrjedh drejt lagunës së Karavastasë në drejtimin nga veri-lindja në jug-perëndim.Pas vitit 60 ,rrjedha e tij u ndërpre nga ndërtimi i dy rezervuareve,ujrat e të cilëve vadisin tokat e fshatit Kryekuq dhe duke i privuar lagunës ujrat e ëmbla dhe të freskëta që vinin nga kodra", shkruan më tej Koci.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja