Bayern Munich ka pësuar humbjen e parë sezonale në Bundesligë. Skuadra e Vincent Company, për javën e 19 të kampionatit, u përmbys 1-2 nga Augsburg. Fillimisht në Allianz Arena ishte Itto ai i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 23. Barazimi do të vinte në pjesën e dytë pas një dalje të gabuar të portierit Neuer, ndërsa Massengo vulosi fitoren për miqtë.

Për Bayern-in kjo ishte edhe humbja e parë sezonale në të gjithë kompeticionet brenda shtëpisë, që gjithsesi nuk e vë në pikëpyetje kreun në Bundesligë.