Në ditën e 105-të të tubimit në Tiranë, kur pretendohej se në shesh ndodheshin edhe shqiptarë të diasporës, protestuesit janë përçarë sërish në dy grupime.
Ende pa përfunduar fjalimet para godinës së Kryeministrisë, një grup me thirrjet ‘mosbindje civile’ u shkëput dhe nisi bllokimin e rrugëve të Tiranës.
Ata u ulën përkohësisht në rrugën e Unazës së Vogël të Tiranës, pranë urës së Lanës, duke sjellë kësisoj trafik të rënduar automjetesh në një pjesë të kryeqytetit.
Marrë shkas nga situata e krijuar, efektivët e Policisë u ka bërë thirrje protestuesve që të lirojnë rrugët, në mënyrë që qarkullimi i mjeteve t'i kthehet normalitetit.
Më pas grupi i protestuesve që kishte bllokuar rrugën te ura e Lanës, është nisur drejt Zogut të Zi, për të bllokuar rrugën atje, e cila është një arterie kyçe për kryeqytetin.
Gjatë marshimit për në Zog të Zi protestuesit kanë bllokuar përkohësisht edhe rrugën te 'Shallvaret' dhe Rrugën e Durrësit. Në Zogun e Zi ka pasur edhe një prani të efektivëve të Policisë, të cilët duket se kanë ndjekur nga pas protestuesit, me qëllim mbarëvajtjen e marshimit. Aty protestuesit janë stacionuar, me qëllim bllokimin e qarkullimit. Më pas kanë vijuar në zonën e 21 Dhjetorit dhe nga rruga e Kavajës janë drejtuar për në Sheshin Skënderbej.
Ndërkohë më herët mbrëmjen e sotme, një incident ka ndodhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku një autoambulancë është bllokuar mes protestuesve, një pjesë e të cilëve tentuan t’i bllokojnë rrugën. Pas pak minutash, autoambulanca arriti të kalojë.
Tensione mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë në Zogun e Zi në Tiranë. Protestuesit, në vijim të bllokimit të rrugëve të kryeqytetit, kanë dashur të vijojnë marshimin, por efektivët e Policisë krijuan një ‘gardh’ duke u’a pamundësuar vijimin e marshimit.
Aty protestuesit kanë vijuar me thirrje kundër efektivëve të Policisë, por edhe kundër Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Në pamundësi për të vijuar marshimin në drejtim të Bulevardit Zogu i Parë, protestuesit janë kthyer dhe kanë vijuar marshimin drejt 21 Dhjetorit.
-
Mendoj se shtimi i proestave në vendin tonë, keahas anëve pozitive të kryerjes së tyre ku vërtetoget liria, po krijohet një fenomen që çuditërisht më rezulton një mospërfillje. Si nga shteti ashtu dge nga vetë protestuesit. Nga ana,e sgtetit ka indifwrentizëm, i cili ndikon në degeadimin e organizimit protestues. Nga ana e protestuesve po ashtu me apo pa,dashje e kanë kthyer nëbrutinë grumbullimet e njerëzve. Të protestosh në mënyrë demokratike, mendoj se duhet një alternativë ku zgjidhen problemet e shprehura në protestë, tjetër është të kenë përfaqësuesit përkatës, të cillt veç organizimit të grumbullimeve tu njihet dhe e drejra e përfaqësimit për negociatat me institucionet shtetërire. Së fundi shoh me keqardhje lodhjen e padrejtë të punonjësve të policusë së sgtetit, të cilët duhet të përballen me grumbullimet e njerëzve, të cilët, siç po shihet nuk kanë drejtim dhe orientim. Çorganizimi dhe vijimsia çdo natë është shumë e lodhshme për cetë protestuesit, për policinë dge për gjuthë qytetarët. Kjo dituatë klrkon, sipas mendimit tim ndlrhyrjen e presidentut i cili të kërkojë të negociohet mes palëve Çdo kush i ka të legta për ti kuptuar sa shtrova, por nuk po shohim veprimet e duhura. Edhe në.morte ka ndërhyrje nga gratë ndaj secilës prej tyre për tia ndërprerë vajën. Jemi bherëz të një shiqërue të civilizuar dhe jovturmë pa tru.
Përgjigju -
Nqs shkon ne spital dhe vdes se nuk ke 20.000 euro mos u anko o Beri&Adri
Përgjigju -
Kujtuam se ishte ajka shqiptare,por qenkan llum i i shoqerise. Organet perkatese duhet te sqarojne se kush i drejton e sponsorizo n dhe te godten pa meshire.Jane bere te padurushem,per popullin e thjeshte se qeveria tall koqet me ta.
Përgjigju -
Nuk e kuptoj përse policia i lejon këta plera të degjeneruar të bllokojnë rrugët.
Përgjigju-
Merrini zvarrë këta qafpalarë. Vetëm dajaku i sjell në islla këta birbollanë.
-





Komente
Komento