'Djathtas 1912' Alibeaj parti të re me anti-berishistët e pa Bashën: Sot duhet një entitet i ri djathtas! Kulluri: Saliu s'ka vend

Tirane- Kur na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 2025, në spekrin e djathtë lind një parti e re “Djathtas 1912”. Demokratë të ndarë prej kohësh nga Sali Berisha e së fundmi të shkëputur edhe nga demokratët euroatlantikë të Lulzim Bashës prezantuan sot nismën e paralajmëruar prej ditësh.

Deputeti Enkelejd Alibeaj krah deputetit Arbi Agalliu, por dhe Edvin Kulluri, Rezart Kthupi, Agron Kapllanaj prezantoi para gazetarëve Kartën e Parimeve dhe Vlerave të kësaj partie e cila do të bazohet në pesë shtylla kryesore themelore të lirisë: individi, prona, familja, vetëqeverisja dhe besimi në zot.

Por me cilat parti politike është e hapur të bashkëpunojë të hyjë në koalicion nw zgjedhjet e ardhshme? A është mundësia me PD-në, e Lulzim Basha a ka vend në këtë parti?
Megjithëse vendimi për koalicionet do të merret në një moment të dytë, për 'Djathtas 1912' cdo gjë është e ravijëzuar. 

"Ne jemi një grup nismëtarësh. Në momentin kur formësohet në aspektin formal e institucional është e udhës të merren vendime të tilla. Unë flas  personalisht si një nga nënshkruesit e grupit nismëtar. Sot duhet një entitet i ri djathtas. E kjo e ka përgjigjen brenda. Oligarkia politike e vjetra që e ka çuar Shqipërinë këtu ku është dhe nevoja e shoqërisë shqiptare për ta lënë prapa. Do të jetë forumet që do e përcaktojnë.

Pavarësisht se zgjedhjet janë afër dhe sistemit që ka vendosur lista të mbyllura që kanë një qëllim të fshehtë të mbyllin sistemin politike mes dy partive synimi ynë është të çajmë këtë sistem duke përdorur forcën e publikut të djathtë. Për cdo subject politik që ka këtë qëndrim jemi të hapur për koalicion” tha Enkelejd Alibeaj

E ndërsa ftojnë partitë e djathta në një koalicion kundër dy partive të mëdha, kushti është pa Berishën

"Një gjë është e sigurtë, e ta dini. Ne ashtu sic kemi thënë dhe kur kemi qenë pjesë e PD-së zyrtare, zoti Berisha na vjen keq por nuk e pranojmë dot për kryeministër për shkaqe politike, të interesit kombëtar e marrëdhënieve të domosdoshme me partnerët ndërkombëtarë e do të impononte modeline gabuar" tha Kulluri.

Partia do të ketë drejtim kolegjial deri në zgjedhjet e 2025.  

Partia, sipas statutit, do ketë ndarje pushtetesh brenda organizmit politik.  Do krijohet një entitet garantues për ruajtjen e vijës politike dhe ideologjike të partisë dhe kryetari, do të zgjidhet me votë anëtarësie. Pjesë e kësaj partie, pritet të jenë edhe deputetja Flutura Açka. 

Karta e Parimeve dhe Vlerave të partisë "Djathtas 1912" 

Ne besojmë tek individi dhe të drejtat natyrore, politike e ekonomike e të patjetërsueshme, për jetën, lirinë, ndërgjegjen, fjalën e lirë dhe ushtrimin e lirë të fesë. Të drejtën për të qenë i lumtur, për të pasur pronë, për të ndërtuar pasuri dhe për të mbrojtur veten dhe familjet. Dinjiteti i njeriut është baza themelore e lirisë së tij.

Qëllimi i shtetit është të sigurojë këto të drejta dhe të synojë gjithmonë ruajtjen dhe rritjen e lirisë. Qeverisja nuk është qëllim por mjet. Ne besojmë te sovraniteti dhe shteti si njësi unitare, te Kushtetuta e vendit, qeverisja përfaqësuese e drejtë që garantohen nga kontrolli dhe balanca mes parlamentit, qeverisë dhe drejtësisë. Këto janë gurët e themelit dhe zbatimi me rigorozitet i Kushtetutës dhe ligjeve që rrjedhin prej saj janë baza për zhvillimin e vendit.

 Ne besojmë se vota e lirë dhe paprekshmëria e saj, pluralizmi i pikëpamjeve dhe respektimi i mendimit të individit janë themelet për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

Ne besojmë në “një qeveri të ligjeve dhe jo të tjerëve”, të institucioneve dhe respektimi i mendimit të individit janë themelet për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

Ne besojmë se një qeveri është më efikase dhe e pakorruptuar kur është e kufizuar në madhësi e fuqinë e saj. Qveria e vogël por e fortë. Eliminimi i rregullave të panevojshme dhe burokracisë.

Decentralizimi i pushtetit lokal dhe qendror janë parime të rëndësishme që sigurojnë angazhimin dhe pjesëmarrjen e shoqërisë në çdo hallkë të saj. Qeverisja vendore është guri i themelit të sovranitetit të komuniteteve dhe afrimit të qeverisjes tek qytetarët.

Komuniteti është lidhje organike mes njerëzve, shteti është lidhje mekanike por e domosdoshme.

Për ne, grupet e interesit nuk janë as klientele dhe as vasalë të qeverisë por ndërmjetës mes shoqërisë dhe qeverisjes.

Ne mbështesim tregun e lirë, ekonominë e plotë të tregut, përfshirjen sa më të vogël të shtetit në ekonomi, pavarësinë e individit në treg dhe lirinë e paprekshmërinë e pronës private si themele të ndërtimit të një ekonomie dhe shoqërie te lirë, të shëndetshme dhe sa më të pavarur. Biznesi e individët, dhe jo qeveria, janë krijuesit e vërtetë të mirëqënies dhe punësimit.

Ne besojmë se liria e tregut është rruga më e mirë për përmirësimin dhe rritjen e ekonomisë dhe shpërndarjen sa më të drejtë të pasurisë. Ne besojmë se konkurrenca duhet të inkurajohet, ndaj ndërhyrja e shtetit dhe rregullimi duhet të kufizohen duke mos cënuar zbatimin e ligjit. Nierëzit janë më të aftë për të marrë vendime për jetën dhe begatinë e tyre sesa burokratët. Sistemi i sipërmarrjes së lirë është baza e zhvillimit dhe rritjes së ekonomisë. Ekonomia kombëtare duhet të bazohet tek prodhimi. Po ashtu shpërndarja e drejtë e aseteve kombëtare eshtë jetike për një shoqëri të drejte për këdo.

Familja është baza e zhvillimit shoqëror për ne. Rritja e një familje të shëndetshme, mbi baza të traditës dhe barazise shoqërore, është boshti i ndërtimit të shtetit dhe mirëqenies së individit.

Ne besojmë se çdo jetë njerëzore ka dinjitet dhe vlerë të paçmuar dhe një politike e drejtë mbron jetën, nderon martesën dhe familjen, si institucionet kryesore të një shoqërie shëndetshme që perqafon ndikimet kulturore jetësore të fesë dhe moralit.”, tha Alibeaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:17
Krijohet 'Djathtas 1912', Kulluri: Gati koalicion me partitë opozitare por pa Berishën

Kur na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 2025, në spekrin e djathtë lind një parti e re “Djathtas 1912

E ndërsa ftojnë partitë e djathta në një koalicion kundër dy partive të mëdha, kushti është pa Berishën

“Kush pretendon sot në spektrin e djathtë se ka një kandidat fitues për kryeministrin gënjen. Shifrat e 2021 e bëjnë të pamundur fitues. Qëllimi jonë është të plotësojmë atë vakum që nuk e plotëson dot opozita e sotme me gjithë përpjekjet që janë bërë për të dalë nga kriza, pra humbjet e njëpasnjëshme. Nëse do ia arrijmë të gjithë partitë opozitare bashkë të marrim një votë më shumë se maxhoranca, e kjo është krejtësisht e mundshme, që tregon rënien e maxhorancës në 12 vite, ne besojmë që duhet të shkojmë drejt një kryeministri konsensual mes palëveNjë gjë është e sigurtë, e ta dini.

Ne ashtu sic kemi thënë dhe kur kemi qenë pjesë e PD-së zyrtare, zoti Berisha na vjen keq por nuk e pranojmë dot për kryeministër për shkaqe politike, të interesit kombëtar e marrëdhënieve të domosdoshme me partnerët ndërkombëtarë e do të impononte modeline gabuar" tha Edvin Kulluri, dikur anëtarë i këshillit kombëtar të PD-së, kur drejtimin e kishte Lulzim Basha

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 12/10/2024 15:53

    Hajt ju vafte mbare, do jete kenaqesi e vecante qe mos shikojme me ca fytyra vitin qe vjen. kta as dera e tyre si voton. po i perdor i gjati deri ne fund.

    Përgjigju
  • Andilopata: 12/10/2024 15:52

    Un habitem si dolet kaq buke shkelesa ju moren ju ben deputet edhe ju keshtu ja shperbleni argites se nuk jeni as te berishes. Te ben edhe minister drejtesie se rrumpalle me nje fjale beheshe. Te pakten tja ruaje respektin asajt per cke te beri. Faktikisht keshtu eshte historia mua nuk ma ndjen as per ty e as per ate e as per keto qe jan ne pushtet. Do te thoja vetem qe ku nuk hecni dot vetem pa ndihmen e familjes berisha lale jeni te mbaruar qe ne embrion edhe jeni forme parazitare si parti.

    Përgjigju
  • ENDRI: 12/10/2024 12:38

    AS SHPIA VET NUK I JEP VOTEN KTYNE

    Përgjigju
    • Loni: 12/10/2024 15:40

      Kujt po i duhen keto fytyra te sterlodhura ketij kombi mjeran. Ah medet kur nuk mori ben blushi me libren. Edh ee pa sa vlente do marrsh ti o derbardh qe te beri argita. Po ku merr ti ore ty ste jep as baba jot voten. Je nje individ antipatik qe kur flet e cfare mund te besh ti per kete komb pervec antipatis!? Jete te shkurter partis re. Me vlera edhe morale prej hiçi.

    • FNSH PS: 12/10/2024 14:35

      Endri ku do i marre votat PD ne zgjedhjet e ardhshme??? Me PSD qe ka blinduar veriun dhe PS qe po behet fortese çamesh e njerezish me peshe ne administrate dhe ne shtet me Lapajn Endri Shabanin e Qorin qe po i tkurrin eletkoratin dita dites dhe po fitojne dhe nga elektorati gri? Me Ilir Meten qe dredh ne varesi ne situates aktualitetit?? Nese PD merr 20% te votave ne zgjedhjet tjera do te jete rizultat historik, nuk jau mori Meta valle PDs gjysmen e keshilltareve bashkiake ne pranveren e vitit te kaluar? Tani kane vulen dhe jo elektoratin

    • Beluli: 12/10/2024 13:44

      5 vota do marrin keta, nga nje per çdo shtylle qe paskan ne program. Me sa duket ne endrra enderrojne 1912 vota, sa viti i pavaresise.

  • TRANS -RAPID: 12/10/2024 12:12

    Nëse mbërrijnë që Berishës ti marrin sponzorët finaciarë dhe ato janë Bossët e drogës dhe krimit atëherë automatikisht do ti gjithë elektoratin e tyre sepse është elektorat i kriminalizuar

    Përgjigju
  • Romeo: 12/10/2024 08:35

    Parti e re dhe e fuqishme mund te marri 7-10 deputere

    Përgjigju
    • Ermal durrsi: 12/10/2024 15:59

      Ju jeni prodhim i argites jo i saliut. Hahahah medet do beni ju sikir do merrni vota. Kush do bast qe kjo parti do mbyllet para zgjedhjeve se do percahen nga kryeka...i i saj mr anti patiku.partia faliment

    • Partia: 12/10/2024 12:02

      7-10 vota

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë