Djegia e mandateve, OSBE: Presion jodemokratik, ata që nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjësi

Faktori ndërkombëtar vijon që ti bëjë thirrje opozitës shqiptare që të heqë dorë nga kërcënimet për djegien e mandateve dhe aktet e dhunës. Pas SHBA-së (lexo ketu) dhe BE-së, edhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë i ka bërë apel Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim që të tërhiqen nga vendimi për të djegur mandatet. OSBE, vendimin e cilëson si heqje dorë nga përgjegjësia, ndërsa këshillon fuqishëm që të mos ndërmerret asnjë përpjekje për të tronditur themelet e demokracisë përmes dhunës dhe që të mos ndryshohet procesi demokratik përmes presionit jodemokratik.

OSBE paralajmëron se ata që nxisin dhunë, referuar protestës së nesërme para parlamentit, do të mbajnë përgjegjësi të plotë, ndërsa shton se me keqardhje konstaton, se opozita nuk po dëgjon thirrjet e partnerëve. Por, pavarësisht thirrjeve të miqve ndërkombëtarë, opozita shprehet e vendosur për të djegur mandatet, teksa sot pasdite deputetët kanë firmosur edhe dokumentin ku heqin dorë (lexo ketu). Opozita do të protestojë nesër para Kuvendit, ndërsa seanca plenare u anulua për shkak të frikës se tubuesit mund të futen brenda sallës (lexo ketu).

Deklarata e plotë e OSBE-së
Vendimi i deputetëve të opozitës për t’u dorëhequr nga Kuvendi minon procesin demokratik ligjvënës dhe përbën një heqje dorë nga përgjegjësia e tyre për të përfaqësuar qytetarët që i kanë votuar. Reformat thelbësore dhe gjerësisht të mbështetura po vonohen. Prezenca e OSBE-së këshillon fuqishëm që të mos ndërmerret asnjë përpjekje për të tronditur themelet e demokracisë përmes dhunës, që të mos ndryshohet procesi demokratik përmes presionit jodemokratik. Ata që mundësojnë dhe nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjësi.

Na vjen keq që paralajmërimet e kaq shumë miqve dhe partnerëve afatgjatë të Shqipërisë nuk u dëgjuan. Bazuar në përkrahjen tonë të kahershme për Shqipërinë, ne bëjmë thirrje për sjellje të përgjegjshme dhe për rifillim të procesit demokratik në Kuvend, një nga arritjet e Shqipërisë demokratike moderne. Shqipëria ka bërë përparim domethënës përgjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit, në fushën politike, ekonomike dhe shoqërore, duke lënë pas autoritarizmin. Ky përparim duhet të vijojë për të mirën e të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe jo të përmbyset në dobi të një grushti dhunuesish.

Statement by the OSCE Presence in Albania
The decision of opposition MPs to resign from the Assembly undermines the democratic laë making process and represents an abdication of their responsibility to represent the citizens ëho voted for them. Essential and ëidely-supported reforms are being delayed.

The OSCE Presence strongly advises against any attempt to subvert democracy through violence, to change the democratic process through undemocratic pressure. Those ëho enable and promote violence ëill be held responsible for it. Ëe regret that the ëarnings of so many friends and longstanding partners of Albania ëere not heard.

Based on our longstanding support for Albania, ëe urge responsible behaviour and a resumption of the democratic process in the Assembly, one of the achievements of modern democratic Albania. Albania has progressed significantly over the last tëo decades, politically, economically and socially, leaving authoritarianism behind. This progress should be continued to the benefit of all Albanian citizens, not reversed to the benefit of a feë men of violence.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • isufi: 23/02/2019 13:05

    Po kur ishte Saliu ne pushtet a e merrte parasysh se ç'fare thoshte opozita???? Eshte vertetuar gjithmone se here Saliu ka qene ne pushtet ne Shqiperi ka patur gjakderdhje tani populli nuk e dureon me te ikin te gezojne pleqerine dhe ta lejne rehat Shqiperine.

    Përgjigju
  • isufi: 23/02/2019 12:48

    Po kur ishte Saliu ne pushte a i merrte parasysh se çfare thoshte opozita ???? Opozita e sotme ka per qellim vetem te krijoje tazira per te mbuluar zullumet e veta dhe te mos e lojoje vendin te ece perpara keshtu qe populli duhet ta bejne vete diferencen.

    Përgjigju
  • Robshi: 20/02/2019 20:09

    Se cfare sensi ka???opoziten se pyet fare mazhoranca!!!reformen e ben vete...ligjet i kalon vete...ppp te pa pyetur fare...taksat buxhetin pa marre asgje parasysh cthote opozita...keta nderkombetaret tallin te ndenjurat kur i thone kthehu né parlament apo kudo tjeter sa per fasade qe tmos na vini ne ne siklet...turp

    Përgjigju
  • Populli: 20/02/2019 19:34

    Pergjegjsia me e Vogel eshte qe keta Plehra te burgosen

    Përgjigju
  • Xhuxhumaku Plaku: 20/02/2019 18:34

    zoteri. Jeni bere demode

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg