'Shkundën' opozitën, ambasadorët në zyrën e Bashës, Soreca: Jo dhunë nesër (VIDEO)

Një ditë pasi shprehën qëndrime të forta dhe të ashpra kundër vendimit të opozitës për të nisur djegien e mandateve të deputetëve, ku më i rëndi ishte ai i selisë diplomatike të SHBA-së, këtë mëngjes në zyrën e liderit demokrat Lulzim Basha shkuan kryediplomati i Bashkimit Evropian Luigi Soreca dhe ambasadorja e Gjermanisë Susanne Schutz.

Kryediplomati i BE-së në një prononcim për gazetarët pas takimit, tha se qëndrimi i ndërkombëtarëve është shprehur i qartë, por se dita e nesërme është mjaft e rëndësishme sa i përket procesit demokrat. Soreca tha se BE  pret që në protestën që opozita do të mbajë të enjten para parlamentit të mos ketë dhunë.

Epse nuk dha detaje nga takimit, Soreca theksoi se është shumë e rëndësishme që të entjen të mos ketë dhunë. Ai tha se po flitet me të gjitha palët me qëllim që të evitohet situata e vështirë politike që ka kapur vendin.

“Eshtë e rëndësishme të flasësh, ne po flasim me të gjithë palët. Nesër është një ditë e rëndësishme, shpresoj të mos ketë dhunë”, tha ambasadori i BE-së.

Më herët, ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz, shkoi në selinë blu në një takim me kryedemokratin Basha, ku në fokus të diksutimeve mësohet të ketë qëenë pikërisht vendimi i opozitës dhe partive të tjera aleate, pas propozimit të Bashës për djegie mandatesh, një ditë pas protestës së 16 shkurtit.

Lexoni KËTU përgjigjen që i dha Basha dje thirrjes së SHBA-së për të mos djegur mandtet.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fad: 20/02/2019 12:32

    Ti me nofken ops do jesh nga ata shpellatet qe kan zaptu tiranen, prandaj te jap shum te drejt o mendje k..., clidhje ka problemi me komunistet or Toc, qenke per luft civile e provuat nje her dhe a e mbani mend prasin po nuk e mbajte mend pyet tritan shehun dr e lavdishem.

    Përgjigju
  • Ops: 20/02/2019 11:25

    Nje gje me ben pershtypje qe komunistet dhe rilindasit jane bere europian dashes dhe amerikan dashes

    Përgjigju
    • Pops: 20/02/2019 12:47

      E ke gabim! Sali Komunisti ka qene anti amerikan dhe anti europian sepse anti kombetar ka qene qe kur ka lindur.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!