Gjermania: Djegia e mandateve rrugë e gabuar, dhuna si në 16 shkurt e papranueshme, kthehuni në Kuvend

Gjermania: Djegia e mandateve rrugë e gabuar, dhuna si në 16 shkurt e papranueshme, kthehuni në Kuvend

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Schütz

Ambasada gjermane në Tiranë shprehet e shqetësuar mbi situatën aktuale politike në Shqipëri, ndërsa e cilëson si të gabuar rrugën e opozitës për të djegur mandatet. Përfaqësuesja e Berlinit në vendin tonë, ambasadorja Schütz bën thirrje për një protestë paqësore nesër para parlamentit, ndryshe nga ajo para Kryeministrisë që ishte e dhunshme. Në qershor do të vendoset për negociatat, ndërsa Schütz u bën thirrje të gjitha forcave politike që ndryshimet në opinione t’i përballin në formën e një dialogu konstruktiv në parlament.

Deklaratë e Ambasadores Gjermane Schütz
Unë po i ndjek me shqetësim të madh zhvillimet aktuale. Jam e bindur se bojkoti i parlamentit apo dorëzimi i mandateve janë një rrugë e gabuar. Gjithsesi çdo deputet e merr këtë vendim në mënyrë individuale dhe mban përgjegjësi për këtë para së gjithash përpara zgjedhësve të vet.

Por në interes të Shqipërisë unë u bëj thirrje të gjitha forcave politike që ndryshimet në opinione t’i përballin në formën e një dialogu konstruktiv në parlament. Duke mbajtur në vëmendje vendimmarrjen e BE-së për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë duhet thënë, se nuk ka kohë për të humbur, në mënyrë që reformat të vijojnë dhe të arrihen rezultate konkrete.

Dhuna, sikurse e pamë të shtunën e kaluar, është e papranueshme. Në këtë kontekst u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të japin kontributin e tyre, që protestat e ardhshme të zhvillohen në mënyrë paqësore. Edhe ata që organizojnë protestën mbajnë përgjegjësi, që situata të mos përshkallëzohet. Në këtë pikë ndaj të njëjtin qëndrim me Presidentin Meta në deklaratat pas bisedës së tij me Presidentin Federal Gjerman Steinmeier.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • memento mori: 20/02/2019 19:38

    mandatet le t’i djegin nga te gjitha anet, pastaj, kontroll pasurive per gjith pushtave aktual dhe atyre te meparshmeve. rikthim i aseteve monetare e jomonetare per shqiptaret.

    Përgjigju
  • Kolona: 20/02/2019 19:19

    Ambasadat lodhen kot spiunet kanë marrë detyrë djegien e Shqipërisë, duan luftë civile

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja