Edhe ambasada Italiane në Tiranë paralajmëron opozitën se cdo formë e dhunshme nesër në tubim para parlamentit do të dënohet me vendosmëri. Ambasadori Alberto Cutillo thotë se liria e shprehjes nuk mund të justifikojë deklaratat që nxisin dhunë dhe akoma më keq, akte të dhunshme.
"Protesta është një mjet legjitim i shprehjes në një shoqëri demokratike, por liria e shprehjes nuk mund të justifikojë deklaratat që nxisin dhunë dhe akoma më keq, akte të dhunshme. Uroj që protesta e nesërme të jetë paqësore dhe që të respektohen plotësisht institucionet e shtetit. Cdo formë e dhunshme do të dënohet me vendosmëri nga pala italiane" mbyllet deklarata e ambasadës italiane.
E ndërsa firmosi djegien e mandateve, opozita do të protestojë nesër para Kuvendit, ndërsa seanca plenare u anulua për shkak të frikës se tubuesit mund të futen brenda sallës.