Vendoret 2023, Maliqi: Të gjendet gjuhë e përbashkët me deputetët e Bashës, duhen ato 10 vota se digjesh kot! Baçi: Meta e frenon Berishën për dhunë në protestë

Vendoret 2023, Maliqi: Të gjendet gjuhë e përbashkët me deputetët e Bashës, duhen ato 10 vota se digjesh kot! Baçi: Meta e frenon Berishën për dhunë në protestë

Maliqi dhe Baçi në Report Tv

Ish deputeti Lefter Maliqi mban të njëjtin qëndrim si kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta për protestën kundër qeverisë. Ai thotë se asnjë episod dhune nuk mund t’i shërbejë protestës së opozitës kundër qeverisë. Sipas Maliqit, do të ketë pjesëmarrje masive pasi shqiptarët kanë inat maksimal por thekson se qeveria nuk rrëzohet me protesta.  

Në intervistë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, u shpreh se protestuesit e ditës së nesërme do t’i thonë Edi Ramës që të kenë votë të lirë, gjë që sipas Maliqit sjell fitoren e opozitës në zgjedhjet vendore por jo vetëm.

“Protesta e nesërme do të jetë më madhështorja që ka pasur nga viti ’90 Shqipëria për shkak të keqqeverisjes së madhe që ka ndodhur në këto 9 vite dhe jam besimplotë se do të ketë pjesëmarrje masive se në korrik kur mendohej se s’do kishte protesta, pati.

Më 13 nëntor, opozita do të zgjohet reale, e vërtetë dhe ballore me mazhorancën aktuale se deri tani nuk kemi pasur opozitë. Lindi një opozitë reale që do të kthejë besimin e shpresën. Protesta do të ketë një mllef dhe urrejtje ndaj keqqeverisje. Unë jam kundër çdo lloj dhune. Inati është maksimal te shqiptarët, por nuk rrëzohet qeveria me protesta, por me votë. E nesërmja është për t’i thënë Ramës që do të ketë votë të lirë. Kjo protestë e re e çon me fitore opozitën, jo vetëm në zgjedhje lokale por edhe në ato të përgjithshme”, tha Maliqi.

Ndërsa gazetari Agim Baçi u shpreh se Berisha ishte gati të sillte dhunë në protestën që do të mbahet ditën e nesërme por ishte Meta ai që e frenoi. Megjithatë e cilëson të thjeshtë përballjen e Ramës me Metën e Berishën.

“Arsyet pse mund të qëndrojë ende Rama kryeministër janë aq të dobëta sa e ndjej vështirësinë e kujtdo që mendon ta mbrojë. Qeverisja e Berishës me Ramën ndryshon kryekëput. Por Rama e ka të lehtë se ka përballë Metën dhe Berishën.

Berisha tha se inati i qytetarëve është i madh, por Meta e frenoi duke thënë se jemi kundra çdo lloj dhune. Por nëse marrin mbi 100 mijë persona në protestë, kjo do bëjë qeverinë që të mendojë mirë se ka humbur pushtetin te qytetarët”, tha Baçi.

Duke u ndalur te debati i Edi Ramës me deputetët e opozitës Edi Paloka dhe Bujar Leskaj, Maliqi thotë se vendimi për t’i përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi nuk ishte i duhuri. Sipas tij, duhet të merrej i njëjti vendim edhe për kreun e qeverisë. Për zgjedhjet e 14 majit, uron që të gjendet gjuhë e përbashkët mes PD dhe Rithemelimit sepse duhen të gjitha votat për të mundur kundërshtarin e PS.

“Debati ishte real. Gjuhë rruge por ky kryeministër ka kohë që e përdor. Duhet të ishin përjashtuar të 2 palët. Ka shkuar aty ku s’ka më. Uroj të gjendet gjuha me deputetët e Alibeajt dhe Bashës se për 10 vota mund të digjesh në ndonjë bashki”, tha Maliqi.

Kuvendi ka miratuar kërkesën e 7 deputetëve të PS për të përjashtuar me 10 ditë deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Sipas Partisë Socialiste kjo masë u kërkua për shkak të konsumit të pijeve alkoolike dhe të dy deputetët bënë veprime të pahijshme dhe përdorën një fjalor banal gjatë procesit të votimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja