Deputeti i PD, Dashnor Sula i mbetur jashtë listave në një reagim të parë të dhënë për mediat njofton se nuk do të angazhohet politikisht në fushatë me asnjë parti, por grumbullin e ofertave që ka marr po i shqyrton për pas 11 majit, mes tyre nuk përjashton dhe atë të Partisë Socialiste.
“Luan kartën që kur s’të vlerëson shtëpia, domethënë që të vlerëson komshia. Kur ta di komshia, sta di shtëpia. Pra e ke brenda shtëpisë dhe nuk ia di kimetit, por ta di komshia, kjo pastaj nuk është faji im.
Është faji i shtëpisë që më mbylli derën, faji i Berishës që nuk vlerësoi kontributet e mia dhe është meritë e kundërshtarit që mi njeh vlerat që bënë të mundur të tërheq të zhgënjyerit”, tha Sula për Top Channel.
Ftesën e Edi Ramës po e merr në konsideratë, por kushtit të tij i përgjigjet me një tjetër kusht duke treguar vijën e kuqe në rast pranimi.
-Kujt i përket tani Dash Sula?
“Asnjë alternativë nuk përjashtoj por e kam të panegociueshme lirinë time si individ politik”, tha ai.
Pendimit të Berishës, Dash Sula nuk i zë besë. Shfaqet i lënduar me familjen e tij politike që veprat sipas tij i ka ndryshe nga fjalët.
“Deklaratat publike të zotit Berisha nuk janë të vërteta. Kanë vendosur të më ndërpresin karrierën politike. Nuk më përfshinë as në listat e mbyllura as të hapura. Dhe rezultati nuk do jetë i dëshiruar më 11 maj. Jo vetëm humbëse por më shumë se humbëse. Fatkeqësisht me trishtim e them”, tha Sula.
Mosndjekja e liderit në çdo hap e mendim, për Dashin janë arsyet që po i kushtojnë humbjen e mandatit e deputetit për legjislaturën e ardhshme.
Mirëpo, loja me listat e PD-së dhe emri i tij i munguar në to do të sjell për demokratin faljen e mandatit të katërt te socialistët.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
84%
-
Pak
12.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 642
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Mesazhi i zgjedhjeve s'duhet të jetë i paqartë! PS sot një parti e re, për Shqipërinë në BE' Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama në prezantimin e kandidatëve
21 Mars, 20:15
-
Basha nga Kamza: Raporti i DASH konfirmon se korrupsioni pengon zhvillimin e Shqipërisë, më 11 maj nuk duam riciklim, por ndryshim të vërtetë
21 Mars, 20:13
-
Rama 'sy m'sy' me komentuesit: Shqipëria sot si dita me natën nga koha kur qeverisej nga Berisha! Shifrat që duhet të dini
21 Mars, 20:02
-
KAS rrëzon ankimimin e Goxhaj me shumicë votash: Nuk do të ketë shkronja kapitale dhe mbiemra bold
21 Mars, 17:53
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama prezanton kandidatët në Tiranë: PS, sot si PD-ja në 1992! Dua 1 milion vota! Jemi e vetmja parti që fut Shqipërinë në BE! Mos e hidhni votën në kënetë
21 Mars, 17:51
-
Çudira në Durrës/ Mbikalimi brenda oborrit të shkollës por jashtë funksionit! Banorët në protestë bashkë me kandidaten e PD-së
21 Mars, 16:13
-
Berisha justifikohet pasi kandidoi për deputet kushëririn e Elvis Roshit: S'është argument se ka lidhje gjaku, s’ka mëkat! Rama po keqpërdor ‘Lul Bravën’
21 Mars, 16:04
-
Diaspora/ Balla në Londër me sipërmarrës shqiptarë: Bisedime me kryeministrin Starmer për emigracionin e ligjshëm, lehtësimin e vizave të punës dhe turistike
21 Mars, 15:38
-
Rimori delegimin e detyrës nga Veliaj/ Ristani: Nuk ka krizë në Bashkinë e Tiranës, falënderoj Ramën që na qëndroi pranë
21 Mars, 15:34
-
'Koalicioni i PD, i pamoralshëm'/ Analisti Daci: Berisha ka përfshirë subjekte që i cilësonte armiq! Bëhet më i dobët përballë Ramës! Ja strategjia e Bardhit
21 Mars, 15:03
-
Në listën e hapur të socialistëve në qarkun Vlorë, Ardit Bido: Nëse do më kishte ftuar PD nuk do pranoja, s’më lidh asgjë me atë parti, kam kontribut në PS
21 Mars, 14:46
-
PAMJET/ Rama rrëfen momentin kur refuzohej si kandidat në PS: S’më hapnin derën, më thonin tradhtar (Telefonata me Musa Ulqinin në 2003)
21 Mars, 14:02
Ne fakt ti dihesh me se sben ne parlament, je per tu vleresuar ci do llafet, te te te...... fundin e kupton vete
Përgjigju