Dokumentet/ Zhvendosja e Bashës tek vila në 'Long Hill'! 6 inxhinierët e Institutit të Ndërtimit nxjerrin raportin: Pallati i tij asnjë dëmtim nga tërmeti
Pallati ku jetonte kryedemokrati Lulzim Basha
TIRANË- Pak kohë më parë njoftimeve në media se kreu i PD kish blerë një vilë të re në kompleksin “Long Hill”, zyra e shtypit në PD iu përgjigj se: “Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e zotit Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme. Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banese me qira”.
Por një raport teknik nga Instituti i Ndërtimit është publikuar për rastin e pallatit të Lulzim Bashës, të cilit pasi iu publikuan fotot se ishte transferuar në një vilë në “Long Hill” në Lundër, PD tha se pallati ku jetonte Basha ishte dëmtuar nga tërmeti dhe se ishte zhvendosur në vilën me qira deri sa të riparohej, pretendim që u hodh poshtë nga Bashkia Tiranë.
Në raportin e Institutit të Ndërtimit konstatohet se pallati nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga tërmeti, përjashtuar disa dëmtime elementare të bojës. E gjithë struktura e pallatit i është nënshtruar ekspertizës nga grupi i Institutit të Ndërtimit me inxhinier Agron Hysenlliu, Lindita Gjergji, Afrim Çenga, Gerti Çela Besjana Memoçi dhe Joana Kaçorri, por edhe disa specialistë të drejtorisë së Emergjencave Civile. Dokumenti më poshtë tregon se pallati ku Basha jeton në katin e fundit nuk është prekur nga tërmeti.
Aktualisht Lulzim Basha jeton në një vilë 2-katëshe në kompleksin luksoz “Long Hill” në Lundër, ku vilat dykatëshe kanë parkim, oborr dhe pishina. Kujtojmë se zona ku po jeton tani Basha, është cilësuar vetë nga kreu i PD-së si zona e oligarkëve të kryeministrit Rama.
Sipas njoftimeve të ndryshme në internet nga agjencitë imobiliare, një vilë në këtë zonë jepet me qira për të paktën 2500 euro në muaj, ndërsa për të blerë një të tillë kushton rreth 410 mijë euro. Rezidentë në këtë zonë janë biznesmenë dhe diplomatë.






Raporti teknik nga Instituti i Ndërtimit për pallatin e kryedemokratit Lulzim Basha
B.K./I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 920
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kandidoi ish-gardistin e 21 janarit për zgjedhjet e 11 majit, ja si përgjigjet Basha
13 Mars, 12:33
-
Të përjashtuarit e Berishës, Basha: S’kemi servilë dhe shërbëtorë pazaresh në listë! I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë
13 Mars, 12:25
-
‘Nuk mund të lejoj të përdhunohem’/ Sula ‘sulmon’ Nokën dhe Vokshin pasi ngeli jashtë listave: Janë të urryer, Berisha shkeli me të dyja këmbët votën e primareve
13 Mars, 10:50
-
‘Kandidatja’ e Bashës fut në sherr PD me Koalicionin Euroatlantik! Demokratja: Më futën emrin në lista pa leje! Baçi: Hiqni dorë nga këto veprime të turpshme! Misiraj: E ngatërron
13 Mars, 10:17
-
Basha dorëzon listat, të gjithë në ‘betejë’ të hapur! Merr edhe ish-gardistin e 21 Janarit, 2 deputetë aktualë e ‘kaubojsin’! Emra 'fiktivë' në listën e mbyllur
12 Mars, 22:38
-
Zgjedhjet/ Skema e të vegjëlve ndaj PD-PS, lista të mbyllura ‘fake’ për të kandiduar në të hapurat! ‘Formula e artë’ e Shehi-Alibeaj, Lapaj-Shabani dhe Bashës
12 Mars, 16:18
-
Kulluri: PD pronë e Berishës, Basha le të bëjë luftë imagjinare për vulën! Hoxha: Koalicion qesharak e hipokrit, vagonët e trenit të Saliut, me ‘dysheme të çara’
5 Mars, 18:14
-
Kthupi: S’e shantazhuam Bashën për rekursin, ja çfarë i ofruam në koalicion dhe si na u përgjigj! Ironia e Valterit: Të vijë te PS-ja! Muça: Koalicion me një parti dhe një kandidat
4 Mars, 23:03
-
Asgjë më shumë se Lul Basha
4 Mars, 19:25
-
Dyert e selisë blu të blinduara, avokati i Berishës risjell fotot dhe 'sulmon' Gazment Bardhin me 'shokë': Sali Berisha u arrestua me ndihmën e tyre
4 Mars, 19:01
-
Kthupi u tërhoq nga rekursi i vulës së PD, Basha: Jemi kërcënuar që të tërhiqeshim! Gjykata e Lartë të vendosë sipas ligjit, pa shantazhe dhe lojëra politike
4 Mars, 16:42
-
Ekskluzive/ Alibeaj e Kthupi tërhiqen nga rekursi për vulën e PD në Gjykatën e Lartë: S’kemi më interes! Basha: Jemi kërcënuar që të heqim dorë (DOKUMENTI)
4 Mars, 15:14