TIRANE- Megjithëse ka pasur për detyrë direkte të nxjerrjes së akteve juridike dhe rregulloreve për kontrollin e punës në Thesarin e Shtetit, Dorian Çollaku, burri i mbesës së guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, ka qëndruar indiferent gjatë ushtrimit të detyrës së tij, për një periudhë 4-vjeçare. Indiferenca e tij ndaj vendimit me nr. 13 të datës 22 shkurt 2006, sipas prokurorëve të njësisë Task-Forcë, ka sjellë dhe vjedhjen e madhe të parave nga Thesari i Bankës së Shqipërisë.