Kamiljo Libardi: si ra Shqipëria nën thundrën e Zogut
Këto Kujtime historike janë dokumetuar nga Kamiljo Libardi, ish famullitar i Shoshit ne vitet 1910- 1915, i cili ka qëndruar ne Shqipëri deri ne vitin 1933. Ky italian i pa anshëm dhe njeri mire i ka pare përjetuar dhe dokumentuar këto ngjarje ne kujtimet e ti historike “Si u bë mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu”. Ne ose na mungon kujtesa historike ose Zogu është Perëndia shpëtimtare e këtij vendi kusaresh.
Qeveria dezertore e Noljane mori fund ne vigjilje të Krishtlindjve 1924, tani shqiptarve nuk u mbeti rrugë tjetër veç ti nënshtroheshin dorës se fuqishme djaloshare dhe turravrapit të pa ndalshem të Ahmet Zogut drejt majave të pushteti të tij absolut.
Zogu me tu rikthyer në strofkën e tij të dashur, nga Tirana e në Jug të Shqipërisë nxori lajmërimin kërcënues se të gjithë ata që nuk do të nënshtrohen do te pushkatohen me forcë deri në shkatërrimin e tyre. Kërcënimi pat efektin e vet të shpejtë brenda pak kohesh të gjitha Profekturat dërguan letra nështrimi dhe bindje të plotë, pra Kerthiza e Shqipërisë dhe Jugu i saj u nënshtruan.
Tani mbetej veriu Shkodra dhe malësitë saj Ceno Begu në Krumë beri një listë dhe futi në burg dhjetëra veta, vari patriotin lëvizjeve patriotikete viteve 1910.1911, 1912, 1915 të malësisë se veriut Gjelosh Rama, hoxhën e Bytyçit (Hoxhë Zogun), Taruk Ramën, Raz Popoviçin, Mark Markun pastaj vazhdoj marshim operacional drejt Shkodrës, ndërsa Muharrem Bajraktari duke kaluar Drinin futi nën sundimin qeveritar Byryçin, Gashin, Krasniqen dhe vijoj operacionin në Nikajt, Mërtur, Shalë e Shosh, Pult e Shllak.
Forca opercionale Zogiste arrestuan në Shkoder provincialin e françeskanve At’Pal Dodaj, At’ Mattia, roje manastirit, At Cirill Cani, Imzot i Bajzës, At Klementi Imzot i Rubikut, At Ambroxho Marleshkaj ish deputet parlamenti dhe profesor gjimnazi, arqipeshkvi Katolik i Shkodrës Mr Lazer Mjeda detyrohet te largohet për ca kohe në Itali, ndërsa fati e deshi që At’Gjergj Fishta françeskan dhe deputet të ndodhej në Romë për ekspozitën misionare Muharrem Bajraktari me 400 burra hyri në territorin e Shalës, ndermes rrugës së Agrit por çfarë miku se.
Mercenaret e tij fanatik nuk lanë, nuk lanë kryq varrezash, kryqe çatish apo kryqe rrugësh pa i goditur në shënjestër për të provuar sa kishin nishanin duke i bërë copë-copë. Plaçkiten mobilie mbulesa, rroba dhe çdo gjë që gjenin nëpër shtëpitë e malësorëve.
Për tre javë rresht u desh të duronin e të mbanin me të ngrënë e me ushqime të zgjedhura për të gjithë ato fundërrina mercenarësh. Shfarosën kope te tera duke i pjekur në hell. Bletët i shkatërronin në mënyrë barbare, duke mbytur me barot, pastaj shkatërruar zgjojet duke u ngrënë mjaltin e duke lyer me mjaltë edhe ushqimet e kripura.
Reprezalje vazhduan me instike shtazarake, plaçkitje,zhvatje, varje burrash me krahë mbas shpine mbi pemë, rrahje me kamxhik e dru deri në çmenduri. Vetëm në një fshatin e vogël Prekal theren 150 kokë bagëti.
Në kishën e Shalës Muharremi me ushtaret e tij për dhjetë ditë rresht tavolinën e lanë shtruar duke i detyruar tu bënin një shërbim të përpiktë. Mish vere, domate, gjalp, kos arra gështenja Bashibuzuket të ekzaltuar nga vera dhe mishi i pjekur çonin dolli me urimin;-”Roftë Ahmeti i dashur nga Zoti”!E kush mund të luftojë atë që ka per krah forcën e Zotit.
Nga këto veprime antinjerëzore, prifti i Shalës (një italian qe nuk ua nihte mirë huqet bashibozukëve qeveritare nënvizimi im P.M), nga frika se mos do ta vrasin, simulon në orët e vona pas mesnate si kur po dilte për nevoja personale tek nevojtorja në skaj të kishës dhe pastaj ia mbathi e iku vetëm në këmishë e brekushe te gjata mes dimrit te egër duke ecur plot 5 ore nga Shalanë Nikaj -Merturë sa thuhet se u plevitos e gati sa nuk u çmend rrugës se gjatë qafave te larta me dëborë.
Duke kërkuar çarmatosjen e malësorëve me çdo kusht mercenaret civil të Ahmetit mashtruan një njeri të mangë nga trutë në Sosh dhe i premtuan leje për të mbajtur armë, madje dhe rrogë, po të tregonte ata që manin armë të fshehura. Numëroi mbi 10-12 veta disave ua veshi kot.
Te akuzuarit u arrestuan u rrahën në mënyrë çnjerëzore me dru dhe çfarë u vinte për duarsh , i varur në pemë sipas të njëjtës mënyrë, i masakruan barbarisht dhe pasi i benë leckë u tallën me ta sa u deshi qejfi. Më në fund erdhi radha edhe e akuzuesit të paguante gënjeshtrat e tij.
Ky jo vetëm pësoi të njëjtat vuajtje si të tjerët por e lidhen dhe lanë xhveshur vetëm me te mbathura mbi një turr drush gjithë natën në atë të ftoftë dimri dhe në mënyrë që mos ta zinte gjumi, herë pas here i hellin nga një kovë me ujë të ftoftë për ta freskuar.
TRAGJEDIA NË SHOSH
Serbët përdhunojnë edhe plakat
Hamid Collaku me 30 mercenare lumjane u fut ne kishën e Shoshit,, duke goditur derën me force, pastaj kërkoi 30 arme dhe revolicionaret qe kishte mshefur, frati. Kur kontrolluan e nuk gjeten as gjë, ngrenën, pine plackitem kishën, i morëm mushkën te cilin e ngarkuan me placka e grabitura.
Faratin,e shkrete e rrahën me qytat e armeve, e kërcënuan se do ta vrasin, pastaj e çveshën, i morën rrobat, kurse një bashibozuk veshi matelin e tij e doli duke u tallur neper katund. Demet e shkaktuara ishin mbi 16.800 korona.
Kudo u grabit gjithçka u pëlqente dhe shkatërruan gjithçka tjetër qe kishin këta malësore ne shtëpitë e tyre. Ne Dukagjin gratë dhe vajzat e reja kishin ikur maleve për te shpëtuar nderin e tyre.
Plakat qe mendonin se nuk do ti prekte njeri, u përdhunuan shtazarisht .Për përdhunuar besimin e tyre thyen kryqat dhe lëshonin jashtëqitjet e tyre mbi varret e te vdekurve.
(Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com