Donaldi 'lodhet' më Betatrix Ramosajn: Ajo nuk më kupton...mund të më penalizojë

Donaldi 'lodhet' më Betatrix Ramosajn: Ajo nuk më kupton...mund të më penalizojë

Donlad Veshaj dhe Beatrix Ramosaj sërish nuk po kalojnë ditë të bukura së bashku brenda shtëpisë. Kjo pasi çifti kanë pasur debate dhe zënka të shumta gjatë ditëve të fundit, pasi këngëtarja ka pasur momente emocionale ku ka kërkuar vëmendje të plotë nga aktori. Ky i fundit me sa duket është lodhur nga kjo situatë e përsëritur, madje ka shprehur se është e tepruar dhe se e dashura e tij mund ta penalizojë në lojë.

Teksa po bisedonte në oborr me banoren e re, moderatoren kosovare Egzona Rafuna, ai ka shprehur shumë pakënaqësi rreth reagimeve të Beatrix Ramosajt ditët e fundit. Gjithashtu ai ka shtuar se jeta e tij nuk është vetëm gjërat që ndodhin brenda shtëpisë dhe se ndihet në faj, por nuk ka specifikuar se për çfarë.

Biseda:

Donaldi: Me Triksën mërzitem shumë, ka momente që s’e kuptoj.

Egzona: Për çfarë u mërzitët?

Donaldi: U mërzita pse u mërzit ajo që nuk e përqafova unë për Dj Dagzin. I kam thënë gjatë gjithë darkës çfarë ke se unë e kuptova që nuk është mirë. Mundohem që mos ta bëj të madhe. Më tha pse nuk më përqafove ti kur isha keq, vetëm Einxhëlli më jep dashuri. Ça po thua, ti do të më nxjerrësh keq mua? Janë ca gjëra që vetëm fakti që i mendon më shqetëson.

Egzona: Unë u mundova ti flisja edhe asaj por jam në një pozitë shumë…

Donaldi: Ditën që mbaroi Prime i tha se po dole ti që këtej do dal edhe unë. Mua më ke këtu, ku do dalësh ti??

Egzona: Kujt i tha?

Donaldi: I tha Dagzit.

Egzona: Nëse nuk kishte qenë Dagzi do e ndërroje?

Donaldi: Do ta ndërroja se vjen momenti që duhet të heqësh lojtarët e fortë. Nga njëra anë ndihem keq për këtë gjë, po ajo s’më kupton as që e dikutoi me mua këtë gjë. Fare.

Egzona: Donald. Ti je lidhur më shumë në lojë, Triksa është lidhur më shumë shpirtërisht. Ti e ke më shumë fokus lojën dhe është shumë normale.

Donaldi: Thjesht dua që ajo të më kuptojë. Se janë ca gjëra që nuk thuhen, siç më tha atë ditë “ti po bën shoë se ti gjiothmonë mendjen aty e ke”. Tani ti do të më nxjerrësh keq? Thua ti se nuk i fola fare. Mund ta kem pyetur mbi 20 herë çfarë ke?

Egzona: Triksa duhet të kuptojë që kjo ishte ajo që penalizoi Dagz-in edhe Einxhell. I kanë nomunuar secili prej të rinjve për të vetmin fakt se nuk po rrinë me të tjerët por me njëri-tjetrin.

Donaldi: Nuk është se nuk po rri me Trixën, po rri shumë. Çfarë po bëj unë? Me Trixën po rri por thjesht Trixa duhet ta kuptojë se kjo gjë mund të më penalizojë”.

Egzona: S’po më kupton çfarë po të them.

Donaldi: S’është jeta ime kjo gjëja këtu brënda! Tallesh? Iku, mbaroi, do dalësh jashtë qetësohu çdo gjë do jetë bukur. Ma lër edhe mua ta shijoj. Ta shijomë së bashku edhe jashtë. S’dua të gënjej veten. Kjo gjëja është e tepruar që të mërzitesh non-stop, një ditë po një ditë jo. Tre ditë ishte fanatstike fliste qeshte, uaa u habita. Nerva kam edhe unë e kupton? Edhe ndihem shumë në faj realisht sepse e mendoj çdo gjë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Triard: 13/01/2022 09:32

    Ueeeeeee cfare sjellje prej legeni!!!! Pseudo artisti nje here lidhet me Boren,Bora i ben shefen e ndahen; puthet me Boren ne BBV; lidhet me Beatriksen; pllaquritet; fillon nuk e duron se ajo e penalizon!!!!Shoku ke probleme me veten ti! Nuk i beke mire llogarite qe ne fillim ,ama nga fundi ta kapka truri....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg