Dorëzohet M.United, heq veton për largimin e Ronaldo-s! Tani do dëgjojë ofertat për portugezin

Dy humbjet në dy javët e parë të Premier League kanë detyruar Manchester United të ndërrojë mendje në lidhje me Cristiano Ronaldon. Sipas mediave në Angli ‘djajtë e kuq’ tani janë të hapur të dëgjojnë ofertat për 37-vjeçarin, i cili disa javë më parë bëri gjithçka për të treguar se dëshiron largimin.

Tani agjenti i tij Jorge Mendes po punon për blerësin ideal dhe thuhet se në ditët e fundit të merkatos do kryhet transferimi i Cristiano Ronaldo, tashmë në moshën 37-vjeçare.Ditë më parë u raportua se fituesi i pesë herë ‘Topit të Artë’ i është ofruar Interit dhe Milanit, por dy skuadrat e Seria A e kishin refuzuar, nisur edhe nga paga që Ronaldo pretendon.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit