Dorëzohet Sali Berisha? Shmang përballjen me Bashën në forumet e PD-së nga frika humbjes me votë, referendumi sajesë për të fshehur pafuqinë

Dorëzohet Sali Berisha? Shmang përballjen me Bashën në forumet e PD-së nga frika humbjes me votë, referendumi sajesë për të fshehur pafuqinë

Sali Berisha po tenton të shmangë testimin e mbështetjes që mund të ketë në forumet e larta të Partisë Demokratike dhe matjen e forcave për të rrëzuar Lulzim Bashën, duke iu bindur kështu gradualisht vendimit për përjashtimin e tij nga partia, për shkak të shënjimit nga Perëndimi si i korruptuar, shantazhues i drejtësisë dhe minues i demokracisë në Shqipëri. I pasigurt për mbështetjen në Këshillin dhe Kuvendin Kombëtar të PD-së, Berisha po refuzon qëllimisht të ndjekë rrugën statutore për shkarkimin e Bashës me votë, ndërsa po shtyn ditët e vështira pas përjashtimit nga partia, me propozime qëllimisht të parealizueshme, lëvizje ‘nul’ dhe retorikë politike.

Që kur nisi aksionin politik për ‘rikthimin e sovranitetit të PD-së’, Berisha ka propozuar dy lëvizje për rrëzimin e Lulzim Bashës, të cilin e akuzon për komplot parapa krahëve, bashkëpunim me Edi Ramën dhe Sorosin kundër tij, për përdorimin e partisë për interesa personale, për pesë humbje radhazi, shkeljen e statusit, ‘pushkatim’ të bashkëpunëtorëve të tij etj.

Që të dyja lëvizjet e Berishës nuk kanë asnjë bazë dhe lidhje me statutin e Partisë Demokratike.

Së pari, Berisha, përmes kryesisë së FRPD-së, kërkoi zhvillimin e një referendumi në bazë, ku anëtarësia të shprehej pro ose kundra përjashtimit të tij nga grupi parlamentar të PD-së dhe rrjedhimisht nga partia. Kjo kërkesë nuk ka asnjë bazë në statutin e ri të Partisë Demokratike, në të cilin nuk ekziston referendumi.

Dy ditë më pas, Berisha u tërhoq nga kërkesa e kryesisë së FRPD-së. Pasditen e së enjtes, në takimin e parë me mbështetësit e tij, Berisha propozoi një tjetër rrugë, për rrëzimin e vendimit për përjashtimin e tij dhe rrjedhimisht rrëzimin e Bashës.

“Do mblidhen firmat e 1500 delegateve të Kuvendit, pas mbledhjes së firmave do thërrasim Kuvendin Kombëtar. Ne çdo gjë do e zgjidhim në mënyrën më demokratike, do i kërkojmë Kuvendit që për vendimin që mori të shprehet çdo anëtarë i PD me referendum në mbarë Shqipërinë”.

Rruga e dytë është gjithashtu në kundërshtim me statutin e PD ashtu si rruga e parë. Kuvendi Kombëtar i PD-së merr vendime në bazë të statutit të PD-së. Statuti i PD-së nuk i njeh asnjë kompetencë Kuvendit Kombëtar për të vendosur për mbajtjen e një referendumi. Kuvendi Kombëtar i PD-së mund të mblidhet nëse e kërkojnë 1.5 mijë delegatë, por nuk mund të diktojë zhvillimin e një referendumi.

Referendumi në bazë mund të zhvillohet vetëm nëse Kuvendi Kombëtar i PD-së ndryshon statutin, duke parashikuar mbajtjen e referendumeve. Por, Berisha nuk do ndryshimin e statutit për të legjitimuar referendumin, pasi një gjë e tillë do të çonte në matjen e forcave me Bashën në Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Ka vetëm një rrugë për shkarkimin e Bashës dhe rrëzimin e vendimit të tij për përjashtimin e Berishës. Është një mocion mosbesimi në Këshillin Kombëtar. Berisha duhet të sigurojë më shumë se sa gjysmën e votave në Këshillin Kombëtar, për të shkarkuar Bashën si kryetar të PD-së. Më pas, Berisha duhet të sigurojë edhe shumicën e votave në Kuvendit Kombëtar për të finalizuar shkarkimin e Bashës.

Ndërkaq, vendimin e Bashës që e përjashtoi nga grupi i PD-së, Berisha ka të drejtë në bazë të statutit ta apelojë në Komisionin e Apelimit, Integritetit dhe Etikës në PD, komision i cili drejtohet nga Flutura Açka.

Rruga statutore për provuar shkarkimin e Bashës me votë dhe rikthimin e Berishës në parti është qartë. Por, Sali Berisha po ndjek qëllimisht një tjetër rrugë, duke konfirmuar humbjen e kontrollit mbi PD-në, pafuqinë dhe pranimin e ndëshkimit nga ‘biri i tij politik’, Lulzim Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Astrit usa: 18/09/2021 18:34

    Kjo qe ka ndodh pritej po noka tritani etj qe i shkojn pas ketij te cmenduri jan dakort se se shpejti kete e presin prangat.Keta qe i shkojn pas jane pasuruar prej tij dhe kujtojne se grabitjet qe i jane bere shqiptarve do ti mbajn perjetsisht.Sopo ky qe i shkojn pas do te arrestohet ky film me metrazh 30 vjecar mbaron athere sheton shqipria dhe shqiptaret,nga cdo gje e keqe qe kane pesuar prej tij fajdet,armete depove ne rruge,vrasjet gerdeci 21 janari,cez,privatizimet e kl.partizani e cdo gje tjeyer.Spak te nise hetimin per te dosjen e ka gati fhe populli po pret attrzyimimin e ketij rrugaci qe u be president dhe kryeminidter per ti pasuruar dhe vrare njerez te pafajshem duke punuar dhe protestuar per te drejtat e tyre.Koha eshte tashti,kush ka cenuar intetedat e ketij populli edhe ne ate qe ne e quajme demokraci megjithese nuk eshte se nuk ka fuksionuar ligji dhe drejtesia duhet te japi llogari dhe ti meret ajo qe i ka vjedhur popullit.

    Përgjigju
  • Fshati: 18/09/2021 16:39

    Ju flitni per statut sikur te ishte Shqiperia nje drejtesi absolute. Ne Shqiperi eshte eshte pazar mafiesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Momenti kur adoleshentët i vënë flakën makinës në Korçë, Report TV siguron pamjet

Momenti kur adoleshentët i vënë flakën makinës në Korçë, Report TV siguron pamjet