Dosja e '21 janarit' do të hetohet nga SPAK, Gjykata e Lartë urdhëron: Të regjistrojë procedimin penal për Berishën, Bashën e Prendin

TIRANË- Nuk ka më asnjë dilemë! Gjykata e Lartë vendos. ‘21 janari’ do të hetohet nga SPAK, i cili është i detyruar të regjistrojë procedimin penal dhe të zbardhë përgjegjësitë e Sali Berishës, Lulzim Basha, Ndrea Prendit e të tjerëve për vrasjen e 4 personave të pafajshëm në bulevard. Ky është urdhri i Gjykatës së Lartë, e cila pranoi kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, që krimi shtetëror i para 13 viteve të mund të shohë zbardhjen e plotë.

Trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni vendosi sot (12 mars 2024)

"Ndryshimin e vendimit nr. 92, datë 21.06.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit nr. 107, datë 29.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – gjyqtarit për hetimet paraprake pranë asaj gjykate dhe zgjidhjen përfundimisht të çështjes, duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të regjistruar procedimin penal për kallëzimin e datës 16.02.2023"

Gjykata e Lartë e quan jo të drejtë vendimin e SPAK për të mos regjistruar kallëzimin penal të bërë nga familja e Aleks Nikës.

“SPAK duhej të regjistronte procedimin dhe duhej të ishte kthyer përgjigje nëse kemi elemente të veprës penale apo jo’  argumentuan gjyqtarët 

Tani SPAK duhet të regjistrojë procedimin penal për të zbuluar rolin e Sali Berishës i cili në 2011 ka qenë në krye të qeverisë, Lulzim Bashën atëherë në krye të ministrisë së Brendshme dhe komandantin e Gardës së asaj kohe.

 'E drejta fiton gjithmonë" tha Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës.

Kemi kallëzuar gjithë zinxhirin që është nga Sali Berisha dhe deri të më i vogli. Besoj dhe dua ta besoj se SPAK është krijuar për të hetuar më të fuqishmit"  nënvizoi ajo

Seanca Seanca cila nisi në orën 13:00 dhe zgjati rreth 70 minuta

Avokati Idaje Beqiri tha se SPAK ‘ka bërë rolin e një të padituri të madh, në një kohë që e ditura është në mes të ditës” dhe përmendi dhe vendimin e gjykatës së Strasburgut i cili i kërkon shtetit të hetojë dhe ndëshkojë zinxhirin komandues.

"Nuk është gardisti ushtari që organizoi një krim shtetëror, pranda hetimin duhat ta kishte bërë SPAK. Kërkojmë që të na pranoni rekursin dhe të prishni të dyja vendimet e shkallës së parë dhe të Apelit të urdhërohet prokurori që të regjistrojë procedimin penal. Duhet domosdoshmërisht" tha avokati i familjes, Idajet Beqiri.

Por prokurori, përfaqësues i SPAK  Alfred Shehu kërkon të refuzohet rekursi pasi 'dosja po hetohet nga prokuroria e Tiranës"

Kjo deklaratë ka nxitur dhe reagimin e gjyqtarit Sokol Binaj: S'ka asnjë problem të hetojnë disa prokurori njëherësh. Shqyrtimi në seancë zgjati 1 orë pastaj trupa u tërhoqën për vendim.

Në orën 14:11 me trupin gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni u tërhoq për vendim. Në Gjykatën e Lartë ishin të pranishëm dhe xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika dhe e veja, Rajmonda Nika si dhe dy vëllezërit e Hekuran Dedës, i vrarë po në protestën e 21 janarit.

Edhe pse u rrëzuan më herët nga dy shkallët e GJKKO por familjarët e Aleks Nikës nuk u dorëzuan së kërkuari të drejtën për të afërmin e tyre, i vrarë nga armët e shtetit, ndërsa vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë e cilësuan një triumf të drejtësisë.  

"SPAK tani është i detyruar ta hetojë çështjen me objektivitet dhe në mënyrë të gjithanshme" tha Xhaxhai Mark Nika 

"E drejta gjithmonë fiton. Shpresojmë të vazhdojë dhe të trajtohet sicc e meriton. SPAK është krijuar për të hetuar më të fuqishmit" u shpreh e veja e Aleks Nikës në përfundim të

Avokati i familjarëve tregoi se tashmë provat të reja, përfshirë edhe një përgjim të komunikimit të gardës 21 janarin e vitit 2011 do të depozitohet.

“Do ta dorëzojmë patjetër në SPAK. Do thirremi dhe do ta dorëzojmë atje” tha avokati.

Për Aleks Nikën ende nuk ka një fajtor që qëlloi mbi të, ndërsa pa autor është edhe vrasja e Hekuran Dedës, ndërsa çështja prej vitesh ishte në Prokurorinë e Tiranës e tashmë do të kalojë në Prokurorinë e Posaçme. Drejtësia shqiptare ka dhënë vetëm 4 vite burg në total për 2 jetë të ndërprera, Faik Myrtajn dhe Ziver Veizin, në mes të bulevardit në demonstratën e 21 janarit, duke i konsideruar ato vrasje nga pakujdesia.

Vendimi i kësaj të marteje (12 mars 2024)  i Gjykatës së Lartë vjen në frymën e një vendimi historik të një prej gjykatave më të rëndësishme ndërkombëtare, asaj në Strasburg për të Drejtat e Njeriut, e cila më 14 nëntor 2023 e vlerësoi 21 janarin krim shtetëror dhe që duhet hetuar si i tillë. Strasburgu urdhëroi nxjerrjen e përgjegjësve të vërtetë, ata që urdhëruan gardën të shtijë me armë ndaj turmës së protestuesve, ndaj SPAK është përballë sfidës për t’i dhënë fund pritjes së pafundme për drejtësi për vrasjet e katër të pafajshmëve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:01
21 Janari, avokati i Berishës: Vendimi i Strasburgut jo detyrues! SPAK shpalli moskopetencë, s’ka prova fajësie për Berishën e Bashën

1710259696_gjokutaj.jpg

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka bërë një koment edhe për vendimin e Gjykatës së Lartë e cila urdhëron SPAK që të nisë hetime për 21 janarin. Ai nënvizoi se vendimi i Gjykatës së Strasburgut për 21 Janarin nuk është detyrues për SPAK-un, ndërsa theksoi se Prokuroria e Posaçme ka shpallur mos kompetencë për rastin.

“Familja Nika ka gjithë të drejtën të kërkojë të drejtën e saj, por kjo e drejtë qëndron në këto parametra deri sa nuk instrumentalizohet nga Edi Rama dhe politika. Nëse e mbani mend, ministri aktual i Drejtësisë ka bërë një kallëzim në SPAK dhe SPAK-u shpalli moskompetencë që do të thotë se nuk kishte prova fajësie për Berishën dhe Bashën. Vendimi i Strasburgut nuk është detyrues për SPAK-un. Gjithë çështja është e parashtruar sepse e tillë është dispozita. Këta ndryshojnë vetëm godinat, mendësia është e njëjtë”, tha ai.

 

 

Ora 15:27
Vendimi i Gjykatës së Lartë për 21 janarin, Braçe: Pushkatimet e qeverisë do hetohen nga SPAK! Të flasin dëshmitarët e kërcënuar nga Berisha

1710254601_1702034430brace.jpg

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për vendimin e dhënë nga Gjykata e Lartë në bazë të të cilit dosja e 21 janarit do të hetohet nga SPAK. Braçe shkruan se tanimë SPAK ka në dorë të hetojë plotësisht një ngjarje që edhe Gjykata e Strasburgut e ka konsideruar si vrasje të kryer nga zinxhiri komandues shtetëror.

Mes të tjerash deputeti u bëri thirrje të gjithë dëshmitarëve të frikësuar ndër vite nga ish-kryeministri Sali Berisha që të paraqesin në SPAK çdo provë që kanë.

Reagimi i plotë i Braçes:

ME NE FUND DO TE HETOHET!

PAS 13 VITESH DO TE HETOHET!

PUSHKATIMET E QEVERISE NE 21 JANAR,

DO TE HETOHEN NGA SPAK!

Gjykata e LARTE URDHEROI pikerisht kete, hetimin nga SPAK te pushkatimeve te 21 JANARIT;

Prokuroria ku eshte investuar BESIM KOMBETAR E NDERKOMBETAR, prokuroria ku jane investuar burime te rendesishme njerezore e financiare, teknologjike e jo vetem, KA NE DORE TE HETOJE PLOTESISHT E NE MENYRE GJITHPERFSHIRESE, ate qe Gjykata Evropiane e te Drejtave ne STRASBURG, e shquan si ZINXHIRI KOMANDUES I SHTETAREVE NE ATE KRIM!

SPAK KA NE DORE TE KRIJOJE NJE PRECEDENT JETIK QE MBRON JETEN NGA MONOPOLI MBI FORCEN VDEKJEPRURESE TE SHTETIT, te drejten e protestes, e kundershtimit te cdo vendimi egzekutiv, perfshire qevetisjen PA JU MARRE JETA NGA FORCA VDEKJEPRURESE QE DISPONON SHTETI!

TE HETOHET!

Pooooo, kam nje thirrje per cdo DESHMITAR qe hesht prej 13 vitesh nga frika e Qeverise se SALI BERISHES, pushtetit te tij, kercenimeve te tij;

E DI QE JENI SHUME QE KENI PARE, KENI DEGJUAR, KENI PERGJUAR, KENI DOKUMENTUAR NE 21 JANAR!

KENI HESHTUR EDHE PER ARSYE BESIMI TE MUNGUAR TEK DREJTESIA!

TANI ESHTE KOHA TE BASHKEPUNONI ME DREJTESINE, TE FLISNI, TE DESHMONI, TE DOREZONI PROVA-DOKUMENTA E RREGJIISTRIME QE TREGOJNE VRASESIT E 21 JANARIT!

Eshte jetike kjo!

Nderkohe;

PERULESISHT MIRENJOHES KESAJ GRUAJE E KETIJ BURRI-FAMILJES NIKA QE VIJOJNE TE LUFTOJNE PA U NDALUR PREJ 13 VITESH!

Ora 15:21
A do të dorëzojë në SPAK audiokasetën për vrasjet e 21 janarit? Ja si përgjigjet avokati Beqiri

 

Avokati Idajet Beqiri u shpreh para gazetarëve se do të dorëzojë në SPAK audio-kasetën e 21 janarit, që më herët Prokuroria e Posaçme nuk e kishte marrë parasysh për ta shqyrtuar si provën kryesore për krimin e rëndë shtetëror ku u vranë 4 protestues. 

“Ne i patëm thënë SPAK-ut se kishim edhe audio-regjistrimin që donim ta dorëzonim vetëm aty. SPAK-u nuk e kishte vullnetin as ligjor e as moral dhe nuk e pranoi fare. Nuk e mori video-regjistrimin që ta analizonte dhe të na thoshte se kush e ka kompetencë hetimin. Pra një paragjykim ekstrem. Ne tani do e dorëzojmë patjetër regjistrimin menjëherë në SPAK sapo të thirremi”- u shpreh Beqiri.

Ora 15:19
SPAK do hetojë ’21 janarin’, e veja e Aleks Nikës: E drejta fiton! Kemi kallëzuar gjithë zinxhirin, duke nisur nga Berisha

E veja e Aleks Nikës, protestuesit të vrarë më 21 janar 2011, Rajmonda Nika, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që e kaloi dosjen e 21 janarit për hetim në SPAK, tha se e drejta më në fund fitoi. Ajo nënvizoi se kanë kallëzuar gjithë zinxhirin komandues duke nisur nga Sali Berisha dhe deri te më i vogli, ndërsa u shpreh besimplotë për punën e institucioneve të reja të drejtësisë.

‘Realisht e prisnim e drejta fiton gjithmonë. Mundi dhe gjithçka kemi përjetuar u shpërblye më në fund. Kemi kallëzuar gjithë Zinxhirin që është nga Sali Berisha dhe deri të më i vogli. Besoj dhe dua ta besoj se SPAK është krijuar për të hetuar më të fuqishmit. Audion me urdhrin për të qëlluar do e dorëzoj në SPAK. Besoj do të vazhdojë.’- tha Rajmonda Nika.

Ndërsa xhaxhai i Alkes Nikës, Mark Nika tha se ka një vendim të Starsburgut që thotë se është krim shtetëror.

‘Kemi bërë përpjekjet që të gjykohet. Vendimet e saj janë përfundimtare, në mënyrë profesionale vendosën që çështja të hetohet nga SPAK. Për shkak se ka një vendim të Strasburgut.’- tha xhaxhai i Alkes Nikës.

Ora 15:17
21 Janari, Idajet Beqiri: Nga sot kallëzimi penal kundër Berishës e Bashës është në SPAK! Duhet ta hetojë deri në fund

1710253525_idajetbeqiri.JPG

Idajet Beqiri 

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë avokati Idajet Beqiri deklaroi

“Thelbi i gjykimit sot ishte vendimi i drejtuesit të SPAK që nuk regjistroi kallëzimin penal kundër Sali Berishës, Lulzim Bashës e Ndrea Prendit me pretendimin se kompetente për shqyrtimin e kësaj cështje është prokuroria e Tiranës që e ka në dorë këtë procedim. Ne nuk u pajtuam me këtë vendim. E kundërshtuam në GJKKO, por kjo  dha të drejtë SPAK. E kundërshtuam në Apelin e GJKKO-së por kjo përsëri I dha të drejtë SPAK. Bëmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Ne thamë që kompentente për hetimin nuk është prokuroria e Tiranës sepse hetoi ato që kishte kompetencën e vet, gardistët e vet, por urdhëruesit e hierarkinë urdhërdhënëse nga ish kryeministri, ministri I brendshëm etj nuk e ka hetuar dhe nuk ka kompetencë ta bëjë. Gjykata e Lartë urdhëroi të regjistrohet kallëzimi penal, jo vetëm të bëhen hetime duke iu referuar dhe vendimit të gjykatës së Strasburgut. Për pasojë nga dita e sotme kallëzimi penal kundër Sali Berishës, Lulzim Bashës e Ndrea Prendit është në SPAK e do e hetojë deri në fund" tha Beqiri. ​​​​​​

Ora 14:18
Dosja e '21 janarit' në Gjykatën e Lartë, Gjyqtari Binaj ngre zërin ndaj prokurorit: S'ka asnjë problem të hetojnë disa prokurori njëherësh

Në gjykatën e Lartë ku u shqyrtua kërkesa e familjes Nika që dosja e vrasjes së 21 janarit të hetohet nga SPAK ka pasur dhe një debat mes gjyqtarit të gjykatës së Lartë Binaj I cili ka ngritur tonin e zërit ndaj përfaqësuesit të SPAK Alfred Shehu.

Gjyqtari Binaj: Cila është dispozita lidhur me regjistrimin e njoftimit për veprën penale? Prokurori ka dy mjete, në momentin që konstaton se ky njoftim për këtë veper penale ka cilësi të njoftimit për vepër penale, e regjistron. Nëse jo, e sposton nuk e regjistron. Ke detyrimin qe para një kallëzimi t’i përgjigjesh. Ka rekuizita ky njoftim?

Alfred Shehu: Në Kodin e Procedurës penale nuk parashikohet në asnjë rast moskompetenca në lidhje me kallëzimet penale. Në SPAK ky kallëzim nuk është regjistruar.

Gjyqtari Binaj: Nuk fola për regjistrimin të çështjes penale. (Ngre tonet e zerit)

Gjyqtari Binaj: Po ju kërkoj arsye, ku e bazoni?  Kallëzimi është stimul për ty si prokuror për të regjistruar veper penale. Nuk ka asnje problem të hetojne disa prokurori njëherësh

Idajet Beqiri: Dëgjuam prokurorin, jam i shqetësuar për një qëndrim të tillë ku ato që thonë vetë atë nuk zbatojnë vetë. Në shkresën e prokurorit thotë se shtetasit kanë dërguar në SPAK kallëzim penal që është regjistruar më 16 shkurt 2023. E thonë këta vetë që e kanë regjistruar. Unë ta bëj kallëzimin me emra konkret dhe ti mi heq emrat kur thua se “nëse në hetimin e prokurorisë së Tiranës do dalin subjekte të miat”, po i ke emrat aty por nuk i sheh pse duhet të presësh të dalin?"

Pas kësaj trupi gjykues u tërhoq për vendim. 

Ora 13:44
'21 janari' në Gjykatën e Lartë, Prokurori Shehu kundër hetimit nga SPAK: S'ka shkaqe të pranohet rekursi

1710246324_Screenshot15.jpg

Foto: Mark Nika dhe Rajmonda Nika në Gjykatën e Lartë

 Në Gjykatën e Lartë po shqyrtohet kërkesa e familjarëve të Aleks Nikës, i vrarë në protestën e 21 janarit të vitit 2011, të cilët kërkojnë që dosja e ’21 janarit’ t’i kalojë SPAK. 

SPAK përfaqësohet nga Alfred Shehu:

"Çmojmë se nuk ka shkaqe që të pranohet nga ky kolegj rekursi i bërë nga ankuesja. Nuk ka të dhëna për ekzistencën e faktit penal. Në SPAK nuk është regjistuar kallëzim penal të shtetases Rajmonda Nika. Nga verifikimi na rezultoi se Prokuroria e Tiranës kishte nisur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe plagosjen e disa personave të tjerë.

Për të njëjtat vepra ishte duke hetuar edhe Prokuroria e Tiranës. Po ashtu organi i akuzës në kryeqytet në bazë të hetimit nuk ka identifikuar persona konkretë, që të konstatojë se janë kompetencë e SPAK. Të gjendur përballë këtyre fakteve në kemi vendosur që aktet e procedimit penal të dërgoheshin në prokurorin e Tiranës. Shkresat janë vendime administrative. Janë kryer disa veprime të tjera në kuadër të këtij procesi gjyqësor. 

Nga prokuria e Tiranës na thuhet se ky organ është duke kryer veprime hetimore në kuadër të procedimit të 2011. Shkresa përbën disponim të prokurorit për kalim të akteve në një organ tjetër hetimi. Nuk përbën një vendim mosfillimi. Shkresa e SPAK është një akt i paankimueshëm. Shkalla e parë dhe vendimi i Apelit duhet të lihen në fuqi. Kërkojmë mospranim të rekursit
"

Ora 13:30
'21 janari' në Gjykatën e Lartë, Gjyqtarët pyesin prokurorin e SPAK: Kush i heton ish-zyrtarët e lartë?

Në Gjykatën e Lartë po zhvillohet seanca për ’21 janarin’ nëse do ta hetojë SPAK apo jo. Avokatët kanë kërkuar që hetimet ti kryeje SPAK pasi cilësohet si krim shtetëror.

Gjyqtari Sandër Simonaj pyeti avokatin Idajet Beqiri: Sipas njoftimit të bërë nga ana juaj, meqenëse preket edhe vendimi i GJEDNJ kjo gjykatë, nuk ka referuar ndonjë masë për shtetin tonë! A mendoni se me këtë kërkesë tuajën përmbushet fryma e GJEDNJ?

Beqiri lexon vendimin e gjykatës së Strasburgu: Ligji i kohës ishte në shkelje dhe nuk garanton jetën dhe shteti ka përgjegjësi për vrasjen. Gjykata thotë hapur se është krim shtetëror dhe çështja e pahetuar dhe se kallëzimi jonë është i kësaj linje. S’po themi ngri akuza dhe dënon këto tre persona, por themi të hetohet çështja.

Gjyqtari Sokol Binaj: Gjykata e ka ndare për moskompetencë.

Avokati: Si nuk paska kompetence SPAK për këtë çështje?

Gjyqtari Ilir Panda pyet prokurorin e SPAK, Alfred Shehu: Pas vendimit të Strasburgut e shikoni ndryshe qëndrimin tuaj?

Gjyqtari Sokol Binaj gjithashtu pyeti prokurorin e SPAK, Shehun: Kush i heton ish-zyrtarët e lartë?

Ora 13:27
'21 Janari' Çfarë deklaroi avokati Idajet Beqiri në Gjykatën e Lartë: Edhe Strasburgu konfirmoi se është vrasje shterore! Krimi ndodhi në mes të ditës

1710243353_nika.jpg

Mark Nika dhe e veja e Aleks Nikës duke hyrë në Gjykatën e Lartë

Në seancën gjyqësore në Gjykatën e Lartë avokati Idajet Beqiri ka argumentuar pse dosja duhet të hetohet nga SPAK

Mbrotja e avokatit Idajet Beqiri 

“Ne kemi paraqitur rekurs para jush dhe kërkojmë që  në përfundim të këtij gjykimi të vendoset kalimi i çështjes pranë SPAK. Personat konkretë që u atribuohet vepra penale janë persona që kanë në kompetencë për të gjykuar nga GJKKO për korrupsion dhe krim të organizuar.

Ajo që është e rëndësishme ne I dërguam organit të akuzës një kallëzim penal me emra mbiemra dhe funksionet që kanë patur. Ne nuk prisnim nga SPAK një shkresë, e cila dhe gjykata, në ankimin e bërë nga kjo shkresë, një here e quan shkrese, një herë vendim kompetence. Organi i akuzës nuk operon me shkresa, por me vendime.

SPAK ka bërë rolin e një të padituri të madh, në një kohë që e ditura është në mes të dites dhe në diell.  Nuk mund të bëhet aludimi nëse dalin. Ti duhet ti pergjigjesh kallëzimit tim. Une ti kam dhënë të gjitha provat që përbëjnë dyshimin, që ti konkludon me qëllim mosfillimi

Ai është një krim që ka ndodhur në mes të dites, në prani të mediave boterore, me figure, me ze me të gjitha. Eshte krim i dukshëm. Përveç rekursit iu dërguam si shtesë edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtar të Strasburgut. Në atë vendim, dalin elementet se kush është i përzjerë në atë krim shteteror. Vendimi thotë që është vrasje shterore

Nuk është gardisti ushtari që organizoi një krim shtetëror, pranda hetimin duhat ta kishte bërë SPAK. SPAK ka kirjuar një precedent të rrezikshëm. Ky organ mund të veprojë edhe me arbitraritetin e vet.

Kërkojmë që të na pranoni rekursin dhe të prishni të dyja vendimet e shkallës së parë dhe të Apelit të urdhërohet prokurori që të regjistrojë procedimin penal. Duhet domosdoshmërisht.

Vendimi i Strasburgut i datës 14 nëntor 2023 bën thirrje për drejtësi dhe dënimin e përgjegjësve të atij krimi shtetëror. SPAK do të duhet të zbardhë akuzat për urdhërim të vrasjeve, prishje dhe devijim të hetimeve, pengim të drejtësisë nga zyrtarët më të lartë të qeverisë shqiptare të asaj kohe, të drejtuar nga Sali Berisha.

Beteja e familjes Nika

Kërkesa e familjes Nika ka përfunduar në Gjykatën e Lartë pasi GJKKO dhe Apeli i GJKKO e rrëzuan. Familjarët e protestuesit të vrarë kërkojnë që Gjykata e Lartë të prishë dy vendimet e marra nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit dhe të urdhërojë Prokurorin e Posaçme të regjistrojë procedimin penal. Sipas argumentit të tyre, të akuzuarit për të krim janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ish Kryeministër dhe ish Ministër i Brendshëm, të cilët janë subjekte që duhet të hetohen nga SPAK bashkë me Andrea Prendin, ish-komandant i Gardës së Republikës.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Abc: 13/03/2024 10:07

    Raimonda Nika urime, ju jeni nje zonje shqiptare qe na beni krenar te gjithve. Shpirti i bashkshortit tend nga lart shikon dhe krenohet me ty. Kjo eshte ne radhe te pare fitorja juaj dhe e gjithe shqiptareve qe u neperkemben dhe u vrane nga Sali Berisha dhe klani i tij kriminal.

    Përgjigju
  • Marksi: 12/03/2024 20:39

    Shpresojme qe tashme te kemi nje hetim te plote, shterues e paanshem te vrasjeve politiko-shteterore te 21 Janarit 2011. Gjasat jane shume te pakta, kuptohet. SPAK shpalli moskompetencen pasi nuk donte te perzihej ne nje hetim qe do te nxise tension politik e me keq, do te implikoje "miq e shoke". Per me teper pothuaj gjithe prokuroret e sotem ishin edhe dje ne PKR. Hetimi nuk do perfshije vetem z. Berisha, sic kane "frike" te tijet. Por edhe z. Basha e ministra e deputete te tjere te kohes "aktore" me rendesi si Imami, Halimi, apo Gumi e Sollaku. Por edhe zyrtaret e policise si Burgaj e sidomos me servili Voci. Apo drejtori i policise Tirane. Ne fakt, SHKB ne ate kohe, vec SHISH, per tu habitur, beri nje raport profesional ku e nxjerr policine pergjegjese e te paafte. Askush nuk e permend ate raport. Por, hetimi do perfshije edhe ish presidentin, ish prokurore e opgj si Malaj apo Cela qe ka shaluar Lezhen sot e qe hetonin me porosi te selise se PS sesa ligjit. E me tutje, kreun e opozites ate kohe z. Rama, me gjithe "sberbimin sekret partiak" si kreun e sindikates mafioze australiane Doshi, kreun e "operacionit" te sigurise Sterkaj e dyzine deputet-kriminele si Ndokaj apo Frrokaj. Qe ne bashkepunim dhe drejtim te "kryetarit", rekrutuan te ndjerin Prifti per shantazh, rekrutuan bandite e gangestere, i trainuan, instruktuan dhe drejtuan per akte te renda dhune kunder organeve policore e sigurise ne menyre per te provokuar, deri vrasje, sic ndodhi. Me qellim, ndarjen e Metes nga koalicioni dhe bashkimin me Ramen e fitoren ne zgjeshjet e ardhme, si ndodhi. E ndoshta do nxjerre zbuluar edhe ndrikullen Klinton apo emisaret e saj besnike sorosian ne Tirane. Ja pra, kete donte te evitonte, dhe do perpiqet te evitoje SPAK. Ndersa presim pa droje instrumentalizimin e SPAK kunder "aemikut" te kllases se Rames, mbetemi me nke fike shprese per te mbeshtetur nje hetim penal ligjor, te paanshem dhe te thelle e gjithperfshires! Te shohim.

    Përgjigju
  • E verteta: 12/03/2024 20:17

    Pak shprese nga SPAK dhe GJKKO! Mjafton deshmia ne TV kombetare e Berishes qe tha: Do jem me sniper ne dritare qe ta marrin qe neser te pandehur. Deshmia e ish presidentit per vrasjet ne bulevard. Mos zbatimi i urdherit te prokurorise, fshirja e serverit etj.

    Përgjigju
  • LORA: 12/03/2024 19:06

    Pas 13 vitesh nga masakra transparente kryeministrore ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" ,me furkacen e Strasburgut,vjen nje vendim i drejte ne procesin e berjes drejtesi. Jam sy e vesh ne ndjekje te ketij procesi.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 12/03/2024 18:32

    VO: -Vendimi GJK për tu përshëndetur. -Prekurori i SPAK që doli kundër familjes së Dëshmorët,duhet shkarkuar,pasi doli hapt kundër Gj.Stasbugut..! -SPAK+GJKKO të thërrasi,gjykoi e dënoi Sb,Lb,N.Prendin,A.Llupon me nga 25 vite burg..! -Të pyesi dëshitsrët:B.Topi,Ina Ramën,Kryetarin e SHIK,EDI RAMËN,Gazetarët e plagosur,Mjekët shpifs,etj. -Falinderoi,Gj.Strasburgut, b/Shorten e dëshmorit A.Nika..etj. -BESOI KY DO JET FUNDI ÇOLITIK I SB,LB NË POLITIK..!

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 12/03/2024 16:35

    Maloku hajdut kriminel sali bajga e ka vëndin vetëm në burg qeni zgjebosur idjot skizofren.

    Përgjigju
  • Emigranti: 12/03/2024 14:43

    Spakut po I vjen era mut.tremben Nga nje plak psikopat

    Përgjigju
  • Kasem Gahinjit: 12/03/2024 14:25

    Sigurisht,ne momentino qe une komenton,nuk eshte konkluduar me vendim Por mendimin im eshte:-ASPAK dhe gjukatat Jane ne kompromise me njera tjetren per te mbyllura ceshtjen perfundimisht.-Kjo ,si dhe te tjerat deri me sot,vertetojne katerciperisht se vetingu ne drejtesi eshte i deshtuar.Fakti qe riciklohen ne drejtesi po' ATA qe Kane qene,qe burri gjukates perjashtohet nga vetingu dhe gruaja prokurore mbetet ne detyre ,si dhe shkeljet e bera ne disa procese hetimore e gjyqesore,si Saimir Tahirin,Vangjush Dako , Ilir Beqaj,Inceleratoret,etj,tregojne se vetingu dhe drejtesia Kane deshtuar.Korrupsioni 30 vjecar,paaftesise professionale e Universitetin te korrupruar dhe atij te plepave e Kane degjeneruara perfundimisht.

    Përgjigju
    • Erik: 12/03/2024 15:35

      Fole para kohe o Kaso. Vendimi i Gjykates se Larte per t'u duartrokitur.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë