Dosja 'Habilaj', fletë-arresti për
ish-drejtorin e policisë së Vlorës

Dosja 'Habilaj', fletë-arresti për<br />ish-drejtorin e policisë së Vlorës<br /><br>
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar një urdhëarresti për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, në vijim të hetimeve për dosjen "Habilaj". 

Fletë-arresti i është përcjellë policisë për ekzekutim dhe Çela pritet të arrestohet në orët në vijim. Çela është shkarkuar nga detyra e kryepolicit të Vlorës në prill të këtij viti me vendim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Shqiptarja.com ka mësuar se fletëarresti janë lëshuar edhe për dy ish-zyrtarë të policisë së Vlorës. Ata janë Sokol Bode, ish-drejtori i postës në Dhërmi dhe Gjergji Kohila, ish-shef i krimit në policinë e Vlorës. Ata janë në kërkim prej mesditës së sotme, por asnjëri prej tyre nuk është arrestuar. Mësohet se SHÇBA ka kryer kontrolle në disa banesa, por ata nuk janë gjetur. , ndërsa ka dyshime se operacioni është dekonspiruar

Bode ka qenë prej kohësh në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt, (ky i fundit i arrestuar pak kohë më parë në Itali për trafik droge). 

jaeld cela
(Jueld Çela, ish-drejtor i policisë së Vlorës)
bode
(Majtas Sokol Bode, në mes Moisi Habilaj, djathtas Florian Habilaj)
gjergji kohila
(Gjergji Kohila, ish-shef i krimit dhe trafiqeve në Vlorë)

Të tre ish-zyrtarët e lartë të policisë akuzohen se me mosveprimet e tyre kanë lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga Habilajt në drejtim të Italisë. Mësohet gjithashtu se Prokuroria po verifikon dhe tetë ish-zyrtarë të tjerë të Policisë së Vlorës të dyshuar gjithashtu si pjesë e grupit kriminal të trafikut të drogës. 

Çela u shkarkua nga Xhafaj në prill 2017
Jaeld Çela ka drejtuar Policinë e Vlorës nga shtatori i 2014 deri në prill 2017. 

Ai u shkarkua nga detyra me vendim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Më herët, Çela ka drejtuar edhe Drejtorinë e Policisë së Durrësit.

Prokuroria: Bashkëpunuan me Habilajt në trafikun e drogës
Në kërkesën e prokurorisë thuhet se ish-punonjësit e policisë janë bashkëpunëtorë të Habilajve në trafikun e drogës në drejtim të Italisë. Prokuroria kërkoi më herët arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar si i implikuar në trafikun e drogës me Habilajt. Aktualisht Prokuroria ka kryer kontroll banese dhe e ka marrë në pyetje Tahirin.

Ish-ministri i Brendshëm përmendej në përgjimet e Habilajve, por Kuvendi nuk e dha autorizimin për arrestimin e tij, përveç kontrollit në banesë.

VIDEO/ 'Dosja Habilaj' Prokuroria firmos tre urdherarrsti, 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja