TIRANE-Shtyhet seanca te Gjykata e Krimeve të Rënda për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Sot në orën 10:00 ishte parashikuar që mbrojtja të paraqiste konkluzionet, por avokatët kanë kërkuar kohë për t’u përgatitur, pasi nuk e kishin gati dosjen.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm 4 prokurorët; Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini e Gent Osmani dhe avokatët, ndërsa të pandehurit jo.  Të pranishëm në seancën e sotme për të monitoruar procesin gjyqësor ndaj Shullazit ishin edhe përfaqësuesit e SHBA dhe të Gjermanisë.

Seanca e sotme te Krimet e Rënda u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, por Shullazi dhe të pandehurit e tjerë nuk ishin të pranishëm. Grupi i Shullazit akuzohet për gjobëvënie dhe disa vepra të tjera penale, ndërsa një javë më parë u dha pretenca. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi në datë 2 tetor 17 vite burg për Emiljano Shullazin dhe 64 vite për të gjithë anëtarët e bandës.

Kjo situatë solli edhe penalizimin për prokurorët refuzues ndaj të cilëve, për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Becin dhe Blerim Tominajn, ka nisur një hetim disiplinor, ndërsa Besim Hajdarmataj, Sonila Muhametaj dhe Olsian Çela u transferuan në rrethe. 

Pretenca e Prokurorisë për bandën e Shullazit:
Emiljano Shullazi - 17 vite burg
Gilmando Dani - 15 vite burg
Blerim Shullazi - 10 vite burg
Endrit Qyqja - 11 vite burg
Endrit Zela - 11 vite burg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:57
Blindohet seanca për Shullazin te Krimet e Rënda, policët me antiplumb (FOTO)

Te Krimet e Rënda u shty sot seanca për Shullazin dhe grupin e tij, ndërsa policia ashtu sikur ka ndodhur në të gjitha rastet e fundit, kishte marrë masa të forta sigurie duke blinduar ambientet. Report Tv solli pamjet nga gjykata ku duken një numër i lartë policësh në gatishmëri, ndërsa janë me antiplumb, por Shullazi me banden nuk ishin te pranishem.