TIRANË- Telashe të reja për ish zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Përveç çështjes së inceneratorëve, apo dhe dosjes “Buka”, e cila ndodhet në fazë gjykimi, Prokurorët e Posaçëm kanë rënë në gjurmët dhe të një transferte të dyshimtë prej 3 milionë eurosh në Austri.
Ka qenë vetë prokurori i SPAK që e ka njoftuar hetimin, gjatë një debati me avokatin e Ahmetajt në gjyqin për privatizimin e fabrikës 'Buka', ku ish ministri akuzohet për shpërdorim detyre.
Pretendimit të avokatit mbrojtës që në rast se SPAK ka një provë të re pse nuk pret përfundimin e hetimeve por ka sjellë çështjen në gjykim, Prokurori Elvin Gokaj tha se akuza e shpërdorimit të detyrës i është komunikuar Ahmetajt për shkak të afateve të parashkrimit dhe hetimi për transfertën 3 milionë euro është ndarë me fraksion.
Prokurori i SPAK: Kemi rënë në kontakt me një shumë të madhe parash që janë transferuar nga Shqipëria në një vend te BE qe po verifikohet.
Avokati i Ahmetajt: Prokurori po thotë qe po na doli gjë nga kjo do ngremë akuzë, nëse ka hetime te tjera për këtë çështje prokurori nuk kishte ngutje te mbyllte hetimet, nuk mund te jete proces i rregullt me akte surprize, nëse ka prova te tjera prokurori t’i paraqesë.
Prokurori: Këtë akuzë e kishim të detyruar ta njoftonin për shkak te afateve te parashkrimit, çështja është ndarë për shkak te akteve që kanë ardhur nga Austria.
Arben Ahmetaj është në kërkim nga SPAK prej korrikut 2023 edhe për çështjen e inceneratorëve, për të cilin ka dërguar para 2 viteve kërkesën në Zvicër për ekstradim. Ish-zv.kryeministri aktualisht qëndron në Zvicër ku dhe ka kërkuar azil politik. Që prej arratisjes së tij, kur u shpall dhe në kërkim, autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e ish zëvendëskryeministrit, por mbeten ende të paqarta se në çfarë pike janë procedurat.
Lidhur me çështjen e inceneratorit të Elbasanit, në dosjen e SPAK thuhet se koncesioni është dhënë në kundërshtim me legjislacionin ekzistues, duke u zbatuar procedura e negocimit pa shpallje. Gjithashtu dosja evidenton faktin se në asnjë moment Arben Ahmetaj nuk ka ngritur shqetësimin se cila ishte shoqëria propozuese, ‘Alb-Tech shpk’, paaftësinë e saj teknike, ekonomike për kryerjen e një vepre të tillë.
Për të njëjtën çështje po hetohet edhe bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt, Erjola Hoxha dhe ish bashkëshortja e tij Albina Maçka. Të dyja këto hetohen për veprën penale “fshehje dhe mos deklarim pasurie” si dhe “pastrim parash”.
Përveç hetimeve për inceneratorin e Elbasanit, Ahmetaj akuzohet gjithashtu dhe për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ në vlerë dëmi rreth 7 miliard lekë të vjetra lidhur me privatizimin e frabrikës 'Buka'.

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas lajmit që SPAK ka rënë në gjurmët e një transferte 3 mln euro. Ahmetaj thotë në një postim në Facebook, se nuk ka asnjë transfertë mes tij apo dikujt tjetër.
Ahmetaj hedh akuza se po bëhet zhurmë me qëllim nga regjimi, sipas tij për të hequr vëmendjen nga mega skandalet e fundit.
Postimi i plotë i Arben Ahmetajt
Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon:
1. Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë me urgjencë në 18 Gusht të vitit 2023. Ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte do të ishte në vazhdën e tymnajës…
2. Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër biznesmenëve apo biznesmenit në fjalë. Le të ngelet si sfidë!!! Shume shpejt “përkthehet” letër-porosia.
3. Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi??? E thjeshtë fare! Të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.
4. Më shumë detaje, në vijim….
Komente








hajde hajduteri as neper filma nuk ndodh hajde shtet hajde amon shikoni mos vjedh 1000 lek korent fukarai.
Përgjigjune austri e ka klodian zoton dhe mertirin ???
PërgjigjuHajde Lek Hajde , 3 milion evro spo I fitojne as futbollist si Uzuni me shokë dot
PërgjigjuMinistria e Drejtësisë kërkesë për ekstradim???? Po këto dy vite ça është bërë, pse jo kërkesë?
PërgjigjuArben Hametaj osht tu bo çef e ju komentusa lefni pa pushim ham , ham, ham kurse Beni asht tu ba jet Fareoni ju vazhdoni ham , ham , ham se Zvicra miljonet e Benit i qarkullon e miljonat fiton e Benin kurr se dorzon o brek grisurit e Sali Bajgēs. Falemnderit pēr mirkuptimin.
Përgjigjupaska fut uje varka...qenkan tu ndrru kapitenin ..
PërgjigjuKoment epik.... Hahahahhah sa kom qesh. Keta jo kapiten po dhe anije do ndrrojne se ka dhene urdher ai pa... i gjate hahahaha
Ore a ka mundesi te denohet ky palo individ qe jeton si mbret ne Lugano? T'i sekuestrohet pasuria ketij, te bijave, ish gruas, gruas, motrave, kuneteve e cfare I permban pragu I deres? Na ben tangerllik fshatari...si ishte e si u be?
PërgjigjuPse te denohet ai eshte arratis jeton si princ ne Lugano , pasaportes se Tiranes i ka bere kakën mban pasaporte EU dhe zvicre e ka heq komplet edhe shtetesine shqiptare nuk ka shans ta arrestoje dot Tirona ! Jua futi por Ben Tigri ishte me inteligjent edhe sesa shume politikan ndaj nuk duhet denuar sepse ka inteligjenc naturale
MË E MIRRA DO ISHTE TË BËHEJ BASHKPUNTOR I DREJTËSIS... DHE DO KUPTOJE SE ATO QË KA VJEDH KY JANË 5 PËRQIND E ATYRE QË KANË VJEDH SHEFI DHE PASARDHJASJA E KTIJË NË POSTET MINSTRORE E KRYEMINISTRORE....