Mbrëmja e 9 gushtit 1987, duke u gdhirë data 10, do të shënonte një prej ngjarjeve më të bujshme, në Shqipërinë e diktaturës, ngjarje që do ta trondiste nga themelet kupolën udhëheqëse të regjimit komunist.
Dy familje me plot 17 anëtarë, mes tyre edhe foshnja, do të arratiseshin dhe do të kalonin kufirin me Malin e Zi, duke i shpëtuar rojave të armatosura të kufirit shqiptar. Pas daljes në tokën jugosllave ata do të jepnin një intervistë në televizionin e Titogradit, intervistë që do të shihej nga shumë familje shqiptare, që ndiqnin fshehurazi kanalet jugosllave përmes antenave ilegale. Kjo ngjarje e bujshme kishte shqetësuar në maksimum udhëheqjen komuniste. Dokumentet arkivore zbulojnë se të nesërmen e arratisjes, me urgjencë, do të udhëtonte me helikopter, në vendin e ngjarjes vetë ministri i brendshëm Hekuran Isai. Ishte një nga rastet e rralla, kur realizohej një arratisje e tillë me një grup kaq masiv.
Për “Dosja K” këtë arratisje spektakolare e dëshmon ideatori dhe organizatori kryesor Gjovalin Vushaj, atëkohë 25 vjeç, tashmë, qytetar amerikan, që vjen pas 36 vjetësh, bashkë me të afërmit dhe vizitojnë shtëpinë e tyre të fëmijërisë në Vermosh, prej nga u arratisën mesnatën e 10 gushtit 1987.
Gjovalini tregon me detaje se, çfarë i shtyu të arratiseshin, si e organizoi arratisjen dhe çfarë ndodhi orë pas orë derisa përfunduan në Mal të Zi.
Paralel me dëshminë e tij vijnë dhe një grup dokumentesh arkivore që dëshmojnë impaktin e kësaj ngjarje dhe veprimet e organeve të diktaturës pas arratisjes.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Shkurt, 09:49
Kush e ka fajin për shembjen e rrugës Librazhd-Prrenjas?
-
Shkaqe natyrore
38.8%
-
Gërryerja lumit
23.8%
-
ARRSH
37.3%
Vota total: 2432
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidentët, dorëheqje në dy kohë dhe një vazhdimësi mes plumbash
15 Shkurt, 14:25
-
'Dosja K'/ Prenda Niklekaj: Arratisja nga ushtria e Gjeloshit, pasi pushkatuan vëllanë
15 Shkurt, 07:49
-
‘Dosja K’/ Prenda Niklekaj: Si e pushkatuan Ukë Çunin para vëllait të lidhur
8 Shkurt, 18:16
-
‘Më 27 janar 1990, ministri Simon Stefani, hartoi një plan masash’, zbulohet dokumenti me emrat e 13 të arrestuarve, për demonstratën e heshtur në Tiranë
30 Janar, 08:05
-
Ylli Pata: Shqipëri-Izrael, anatomia e një marrëdhënie që nisi me Ramiz Alinë dhe u bë speciale me Edi Ramën
26 Janar, 20:58
-
Dosja K/ Enver Hoxha, arkitekti i genocidit social e kulturor
17 Janar, 22:34
-
Dosja K/ Xhafer Sadiku: Fëmijë 'armiq' që në djep, shkolla ishte mjet terrori kundër nesh
10 Janar, 21:26
-
Dosja K/ Vexhi Buharaja, dorëshkrimet thesar të një orientalisti të persekutuar
27 Dhjetor 2025, 21:43
-
Dosja K/ Robert Prifti, romani disident që kaloi doganën pa u diktuar nga Sigurimi i Shtetit
20 Dhjetor 2025, 21:38
-
Dokumenti sekret i tetorit 1990/ Ramiz Alia: Iniciativën e demokratizimit të vendit duhet ta kemi ne
16 Dhjetor 2025, 11:24
-
DOSJA K/ Robert Prifti, kimisti me valixhen misterioze kundër diktaturës
13 Dhjetor 2025, 22:51
-
13 dëshmi që konfirmojnë se Sali Berisha ishte i besuari i Ramiz Alisë, familjes Hoxha dhe Byrosë Politike për të kontrolluar PD-në
8 Dhjetor 2025, 19:00