Viti 2021 ka regjistruar një rënie të ndjeshme të numrit të aksidenteve. Kështu bën me dije kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja i cili shkruan në një postim në Facebook se projeksionet dhe infografikat e aksidenteve rrugore e tregojnë vitin që po lëmë pas si më pozitivin sa i takon rënies së numrit të aksidenteve.
Ai shkruan se është bërë një krahasim të dhënash për aksidentet e ndodhura në vitet 2018, 2019 dhe 2021, duke përjashtuar nga lista vitin 2020, për shkak se ka pasur kufizime lëvizjesh për shkak të pandemisë.
Sipas të dhënave të publikuar nga Gonxhja, në 11 muaj të 2021 janë regjistruar 1257 aksidente rrugore, 20.5% më pak se në 2018 dhe 7.8% më pak se në vitin 2019.
"Pak ditë na ndajnë nga 31 dhjetori, mbyllja e vitit 2021, që infografikat e Aksidenteve Rrugore të 11-mujorit dhe projeksionet e tregojnë vitin më pozitiv sa i takon rënies së ndjeshme të numrit të aksidenteve, rënies së indeksit përfshirje drejtuesi mjeti për numër drejtuesash mjeti/numër mjetesh rrugore në qarkullim, uljes së shkaktarëve të aksidenteve të moshave 18-24 vjeç e deri 34 vjeç, uljes së fataliteteve, rënies së numrit të të lënduarve nga aksidentet dhe rritjes së sigurisë rrugore për të gjithë përdoruesit e rrugës! Statistikat tregojnë qartë se puna shumë më e mirë me kualifikimin e drejtuesve të rinj të mjeteve, programet e aktivitetet edukative e ndërgjegjësuese, reformimi i akteve rregullatore e masat ndëshkuese, investimet në infrastrukturë e sinjalistikë po sjellin rezultate të prekshme e sot ndërsa kemi rritje të jashtëzakonshme të përdoruesve të rrugës në shoferë, pasagjerë dhe mjete rrugore, por edhe në pedalues e këmbësorë, kemi gjithnjë e më pak aksidente dhe viktima! Lutemi të kujdesemi gjatë fundvitit që të mos nxitojmë në trafik e në kushte moti me rrezikshmëri Të mbrojmë veten e të tjerët, të festojmë JETËN‼ (Viti 2020 nuk përfshihet sepse pati karantinë e shumë bllokime qarkullimi!)", shkruan ai.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.2%
-
Keq
60.8%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 1569
Lajme të tjera
-
Epokë e re për turizmin shqiptar, sfidë stafi i kualifikuar! Sekretari i OBT: Akademi në Tiranë për studentët e turizmit! Gonxhja: Paketë ndihme, emigrantët të investojnë në veri
9 Prill, 10:53
-
Eduard Zaloshnja: Jemi fare afër indeksit të BE-së për vdekshmërinë nga krimet dhe aksidentet rrugore
31 Mars, 08:19
-
Tatimet për Report Tv: Në 2025 nis hetimi i pasurisë për shoferët me makina luksoze! DPSHTRR: Në Shqipëri të regjistruara mbi 21 mijë mjete luksi
12 Mars, 15:33
-
Bizneset Saudite kërkojnë rritje tregtie me Shqipërinë! Denaj: Ejani investoni në agroturizëm e bujqësi! Gonxhja: Kemi potencial në energji e teknologji
1 Mars, 17:21
-
I pari Sekretar Amerikan i Shtetit që vizitoi vendin pas rrëzimit të diktaturës, mbërritja e James Baker në Shqipëri restaurohet në formatin 4K
18 Shkurt, 07:14
-
DPSHTRR dhe Rrugorja projekt-draft për patinat elektrike: Të mos lejohen nën 16 vjeç dhe të kenë kod unik për identifikim! Baka: Jeleku fosforeshent, i detyrueshëm
13 Shkurt, 16:00
-
'Jam kundër komercializimit të kulturës!' Braçe optimist për Gonxhen por skeptik për ministrinë e re! Korrupsioni s'duhet të jetë fokus vetëm i SPAK por dhe i qeverisjes
8 Shkurt, 19:37
-
Tarifat e reja për patentat, Shoqata e Autoshkollave: Nuk u konsultuan me grupet e interesit
7 Shkurt, 12:52
-
Rriten çmimet dhe afatet e vlefshmërisë për patentat, ja tarifat e reja
30 Janar, 18:17
-
Fushat ku do veprojë Ministria e Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit: Strehimi, PPP, administrimi i pronave shtetërore, nxitja e investimeve private në kulturë dhe inovacioni në sektorin publik
24 Janar, 21:41
-
PROFILI/ Lira Pipa emërohet zv.ministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
24 Janar, 17:55
-
Gonxhja i jep stafetën kreut të ri të DPSHTRR: I bindur se do çojë përpara projektet e nisura, do keni mbështetjen time si Ministër
24 Janar, 09:00
Ik o gonxhe trafiku nuk do reklama duhet sinjalistik e duhur per te shmangur aksidententet duhet kamisjon i afte ne dhenien e patentave ne europe nuk shikon polic rrugor se rruga kontollohet me radar elekronik
PërgjigjuPergezime zoti Gonxhe per ndryshimin radikal qe i bere drejtorise qe drejton ku godinat ishin su stall derrash dhe sot nuk i gjen as ne vendet e BE. Roli kryesor eshte diplomimi i drejtuesve te mjeteve dhe mbi te gjitha kontrolli teknik ,ku sot eshte paisur me aparatura moderne . Ne fyt ti ngecun parate e shqiptareve koncensionarit qe i mori dhe nuk beri as nje investim. Kontrolli i automjeteve ne kushtet tona duhet ta drejtoje shteti ,por mund te kete dhe privat qe me s te monopolizohet sherbimi
Përgjigju