SHBA thirrje politikës: Mbani premtimin, mbyllni 'Zgjedhoren' për 5 ditë! Basha: Do bëjmë gjithçka

TIRANË-Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim kërkon nga politika shqiptare që të arrijë konsensusin për reformën zgjedhore brenda afatit që janë zotuar, 31 maj, pra për 5 ditët e ardhshme gjithçka të jetë e kopsitur. Deklaratën ambasadorja e SHBA-së e bëri pas takimit me Lulzim Bashën në selinë blu, që zgjati për më shumë se një orë, rreth 90 minuta. Kim tha se ky nuk është një afat që është vendosur nga SHBA, por e kanë vendosur vetë udhëheqësit politikë dhe tani të mbajnë premtimin.

"Sapo zhvilluam një takim me kryetarin e opozitës Luli Basha. Diskutimi ynë ishte i fokusuar për të ardhmen dhe jo për të shkuarën. Dhe veçanërisht folëm si udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritjet e popullit shqiptar sikurse kanë premtuar për të përfunduar reformën zgjedhore deri në 31 maj. Ky nuk është afat kohor që e ka vendosur ambasada e SHBA apo ndonjë faktor tjetër i jashtëm, por një afat që e kanë vendosur vetë udhëheqësit mbi veten e tyre. Nga përkufizimi opozita ka një punë shumë të vështirë përpara tyre, por ndihem e inkurajuar nga diskutimi këtë pasdite dhe pres me kënaqësi rezultatet" tha Kim.

Lulzim Basha tha se ka qenë opozita që e ka vendosur këtë afat, pra 31 majin për shumicën dhe është e vendosur për të bërë gjithçka që të ketë përfunduar brenda kësaj date.

"Falenderoj ambasadoren Kim për mbështetjen që i ka dhënë dhe jep reformës zgjedhore. Organizimi i zgjedhjeve të lira është prioriteti absolut i PD-së, që t'u drejtohen një orë e më parë kutive të votimit të të zgjedhin të pandikuar nga paratë e krimit dhe korrupsionit, qeverinë e tyre. Do të bëjmë gjithcka që brenda 31 majit, një afat që ne ia kemi kërkuar dhe vendosur kësaj shumice, që reforma të ketë përfunduar dhe të garantojmë vullnetin politik për të zbatuar ligjin, që është problemi numër një në Shqipëri, që kjo krizë e thellë të marrë rrugë zgjidhje përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe njëkohësisht Shqipëria të ecë përpara, të hapë rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE" tha Basha.

Sot palët arritën konsensusin për tre pika të reformës zgjedhore, por puna më e vështirë mbetet përpara. Pavarësisht asaj që që tha Kim sot, Gjiknuri u shpreh se mund të afati mund të kalojë përtej 31 majit. Ashtu si takimet e fundit me kryeministrin, ambasadorja në selinë blu shkoi me mesazhe për politikën shqiptare, teksa në çantën e saj shkruhej "Ambicie. Respekt. Punë në grup’.

1590498941_yurikim.jpeg

Çanta e ambasadores me  mbishkrimin "Ambicie. Respekt. Punë në grup’.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/05/2020 03:18

    Znj.Kim nuk I njeh mire shqiptaret .Ata kane zakone lindore ,byzantine,anadollake.Kur thone 30 Maj nenkuptojne 30 Dhjetor .Po nuk I vure me hosten perpara ,ne vend-numero I ke gjithemone.

    Përgjigju
  • AltinTop: 26/05/2020 19:06

    Nqs keto bien dakord deri me 31.. atehere vertetojne lojrat pas shpine qe ju tha Kim...

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 26/05/2020 18:33

    Paperjashtim, te gjithe keta horra@horresha te korruptuar keqazi qofshin ne institucionet kryesore shteterore presidence-kuvend-kryeministri po edhe ky keshill politik unanimisht nuk eshte dakort dhe kurrsesi te disponueshem per asnje reforme per arsyen e thjeshte se reforma te tilla si ajo ne drejtesi apo kjo zgjedhorja i çon automatikisht ne vetekzekutim dhe ne pastrimin e administrates larte shteterore nga korrupsioni galopant qe i ka perfshire pa perjashtim. Dy rruge ka per te permbysur kete situate te rende: Se pari kembengulja pa asnje tolerim e aleances EUROATLLANTIKE dhe se dyti aleanca EUROATLLANTIKE duhet te mundesoje vetorganizimin mbarepopullor per nje ndryshim rrenjesor cilesor te sherbimit dhe riorganizimit shteteror,qe do te jete me çmim katastrofal per popullin shqiptar,por nuk do kete me korrupsion si ky arkmort ne kurrizin e mbare popullit.

    Përgjigju
  • Lulushi bibilushi: 26/05/2020 18:13

    Kesaj i thone te te kapin per veshi e te te vene para kamerave o Lulush. Qeshje si legen. Si ata femijet qe i kane zene me gishta ne recel. Cecua ka bicak e ta pret bibilushin po su binde.

    Përgjigju
  • Koli: 26/05/2020 16:38

    Nuk kane per ta zbatuar premtimin per 31 Mai. Jane legena! Per ta populli nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar kurre. Ekziston vetem frika e dajakut te amerikes l!

    Përgjigju
  • Vlora: 26/05/2020 16:17

    Haje Lulush lepija cik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës