TIRANË-Policia e Tiranës ka arrestuar një shofer ambulance pasi në gjendje të dehur ka përplasur 3 automjete në zonën e ‘’Kodrës së Diellit’’.
Islam Allës, 47 vjeç pasi i është bërë testi i alkoolit me aparat Dragger ka rezultuar se ai e drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 1.00mg/l.
47-vjeçari në momentin e aksidentit kishte ndezur sirenën e ambulancës. Ai është arrestuar menjëherë nga policia dhe gjithashtu janë kryer veprimet e nevojshme administrative dhe janë përpiluar dokumentacionet për siguracion për zhdëmtimin e tre mjeteve të përplasura nga ky drejtues mjeti.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale "Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt".
/Shqiptarja.com

VIDEO