Droga e Habilajve,Llalla në
Vlorë:Presim fundin e hetimeve

Droga e Habilajve,Llalla në<br />Vlorë:Presim fundin e hetimeve<br /><br>
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka përfunduar takimin me prokurorët e Qarkut të Vlorës. Llalla zhvilloi një takim me vartësit në Vlorë menjëherë pas aksionit policor mbrëmjen e kaluar në fshatin Babicë, ku u sekuestruan 4 tonë drogë e llojit kanabis, e cila iu përkiste miqve të shtetasit Moisi Habilaj.

Llalla u treguar u rezervuar me gazetarët, duke mos dhënë asnjë detaj nga mbledhja me prokurorët, por tha se do presin përfundimin e hetimeve.

“Prej disa muajsh prokuroria kishte në hetim rastin konkret. Do pritet deri në përfundimin e hetimeve”, tha Llalla pas takimit me prokurorët e Vlorës. 

Ndërkohë, Habilaj është në qendër të diskutimeve prej ditësh, pasi u kap në Itali, si kreu i një bande të gjerë droge. Drejtësia italiane publikoi dhe përgjimet e bandës, ku përmendej dhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri si i përfshirë në trafikun e drogës. Policia sekuestroi mbrëmjen e kaluar 4 tonë drogë, ndërsa vijon ende aksioni.

Në këtë vizitë urgjente në qytetin bregdetar, Llalla shoqërohet dhe nga drejtuesit e Krimeve të Rënda, ndërsa në mesditë pritet një komunikim për media. Menjëherë pas Vlorës, kryeprokurori Llalla do t'i drejtohet Lushnjes, ku do të zhvillojë një takim në prokurorinë e këtij qyteti, i cili pak ditë më parë u trondit nga një atentat, ku u vranë dy persona.

llalla ne vlore

vjen llalla



  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje

Kosovë/ KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje