Drogë me autobus drejt Gjermanisë
në pranga 2 kosovarë e 1 nga Tirana

Rreth 20 kg lëndë narkotike e llojit mariuanë janë sekuestruar në pikën kufitare të Muriqanit, në Shkodër. 

Në prangat e policisë kanë rënë tre persona, Edmond Mulgeci, 57 vjeç, banues në Tiranë, Dugagjin Lyta, 48 vjeç, banues në Kosovë si dhe Ekrem Burovci, 34 vjeç, banues në Kosovë. 

Gjatë veprimeve hetimore të kryera u bë arrestimi i këtyre shtetasve një ditë më parë, pasi në Pikën Kufitare Muriqan, është ushtruar kontrolluar ndaj automjetit autobuz i linjës Kosovë-Gjermani me targë 07 183 CE, me drejtues shtetasin Ekrem Burovci, shoferi i dytë Dugagjin Lyta, dhe menaxhier Edmond Mulgeci.

Gjatë kontrollit iu është kërkuar udhëtarëve të zbresin në tokë, gjithsecili me çantën e tij. Gjatë kontrollit të çantave janë gjetur dy prej tyre pa pronar, ku brenda të cilave u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale 20 kg lëndë narkotike e dyshuar Mariuanë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike në bashkëpunim" parashikuar nga neni 283a/2 i Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve