TIRANE-Gjykata e Krujës ka lënë në burg pa afat 23-vjeçarin Alket Brata nga Nikla, i cili akuzohet për shfrytëzimin për prostitucion të 17-vjeçares, nxitjen e përdorimit të lëndëve narkotike dhe vendosjen e eksplozivit në banesën e saj pas denoncimit. Ai u kap dy ditë më parë.
Prokurori i cështjes Florjan Bonjaku kërkoi për të pandehurin arrest me burg që u la në fuqi nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha. I riu nuk ka folur në seancë. Ndërkohë që avokati i tij Aldo Tabaku kërkoi një masë më të lehtë, lirimin e tij dhe vijimin e hetimeve në arrest shtëpie pasi sipas tij klienti i tij nuk ka lidhje me abuzimin, shfrytëzimin dhe nxitjen për përdorim e drogës të 17-vjeçares por "thjesht ka pasur një lidhje intime me vajzën para shumë kohësh".
Kërkesa e avokatit Tabaku nuk është marrë parasysh nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha e cila vendosi arrest me burg për të pandehurin. Pak ditë më parë u arrestuan Edison Çangu 28 vjeç, Fatjon Leka 25 vjeç, Leonard Stafa 17 vjeç dhe Arbis Shima 26 vjeç, ndërsa Ameldi Merlika 17 vjeç u dorëzua në Sarandë. Aktualisht 5 nga të arrestuarit janë në burg, ndërsa Leonard Stafa 17 vjeç në arrest shtëpie.
Report Tv siguroi dëshminë e vajzës dhe dosjen e plotë në prokurori, ku tregohet se si e mitura ra pre e shfrytëzimit seksual nga 6 persona. Në këtë histori janë të përfshirë dhe persona të tjerë të cilët kanë kryer me të marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj, ndërsa e mitura tregoi dhe qëllimet e kreut të grupit Alket Brata për ta shfrytëzuar atë në Greqi (lexo ketu).
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.1%
-
Jo
84%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 4028
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sekuestrohen pasuritë e vëllezërve nën hetim më parë për hapjen e qendrave të masazhit, me qëllim prostitucioni (EMRAT)
19 Qershor, 13:34
-
Rrogozhinë/Kishin kthyer hotelin në ‘qendër’ prostitucioni, në pranga dy vëllezër
6 Qershor, 11:30
-
Tiranë, zbulohet qendra e masazhit e përshtatur për prostitucion, drejtohej nga një 19-vjeçar, në pranga menaxherja e qendrës dhe një punonjëse
28 Maj, 11:17
-
Berat/ Trafikoi ‘nusen’ në Itali për prostitutë, 17 vite burg për vjehrrën tutore! E kërcënonte se do i vriste mamanë
21 Maj, 12:45
-
Vdiqën nga mbidoza e ilaçeve në Tiranë, dy ukrainaset dyshohet se ushtronin prostitucion edhe në Mal të Zi
13 Maj, 10:55
-
Kishin kthyer qendrën e masazheve në ‘çerdhe’ prostitucioni te Unaza e Re, arrestohet menaxherja! Në kërkim administratori
11 Maj, 11:55
-
Zbardhet pas 25 vitesh vrasja e prostitutës rumune, prokuroria belge njofton arrestimin e 51-vjeçarit shqiptar
7 Maj, 21:20
-
Durrës/ Ushtronin prostitucion në një pallat, në hetim 4 persona
6 Maj, 12:25
-
Venezueliani drejtonte rrjetin e prostitucionit të homoseksualëve në Tiranë! Klientët kontaktonin në faqe interneti kundrejt pagesave 150 - 300 euro (EMRAT)
3 Maj, 10:17
-
Sherri me vajzën nga Barcelona zbuloi bazën e prostitucionit në Durrës, arrestohet 39-vjeçari nga Shijaku
26 Mars, 15:14
-
Greqi, detaje të reja nga rrjeti i prostitucionit me të mitura në Athinë, mes tyre dhe shqiptare, i jepeshin drogë dhe premtoheshin para
21 Mars, 09:53
-
Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Greqi, tutorja shfrytëzonte 7 vajza! Gjithçka u zbulua nga prindërit e të rejave
20 Mars, 20:34
Vdis bastard legen. 5 lek njeri ti ben si gangster.
Përgjigju