DURRËS- Një e moshuar është gjetur e vdekur mbrëmjen e sotme në banesën e saj.

Mësohet se viktima është Shpresa Muça 68- vjeç dhe jetonte e vetme.  Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar në polici për vdekjen e të moshuarës pasi nuk e kishin parë atë prej tre ditësh. Burime jo zyrtare thanë për Shqiptarja.com se Shpresa Muça ka ndërruar jetë para tre ditësh por ende nuk është konfirmuar. 

Dyshimet paraprake janë se vdekja e 68- vjeçares ka ardhur si pasojë e të ftohtit por burime pranë policisë së qytetit bregdetar bëjne me dije se e Shpresa Muça ka vdekur për shkaqe natyrale pasi vuante nga një sëmundje kronike.

Grupi hetimor ndodhet  në vendngjarje dhe po heton për të zhbardhur shkaqet e plota të vdekjes. 
 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)