Policia ka goditur një grup të armatosur që kryente grabitje të karburanteve. 

Në prangat e policisë kanë rënë dy autorë, Florjan Thana 19 vjeç​ dhe Klajdi Pupa 20 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër, Bajram Kaumacaku, 20 vjeç.

[gallery]20495[/gallery]
Grabitja e fundit ka ndodhur një ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku nga një automjet tip "Golf" kanë dalë tre persona të armatosur të cilët kanë grabitur xhiron ditore të dy karburanteve përballë njëri-tjetrit. 

Hetimet dokumentojnë edhe grabitjen e një karburanti të kryer në 12 dhjetor të vitit të kaluar. 

Policia ka sekuestruar edhe automjetin tip "Golf" që përdorej nga autorët. 

Gjithashtu, policia ka publikuar edhe videon e grabitjes së një prej karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës si dhe të arrestimit të dy autorëve të dyshuar. 

Si u grabitën dy karburantet përballë njëri-tjetrit
Dy karburante përballë njëri-tjetrin në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Fllakës, janë grabitur mëngjesin e ditës së djeshme nga tre persona të armatosur.
 
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës ku nga një makinë tip "Golf" e bardhë, kanë dalë tre persona të maskuar dhe të armatosur.
 
Nën kërcënimin e armëve ata kanë marrë xhiron ditore të karburantit dhe janë larguar menjëherë.